Replikë me deputeten Gjonaj, seancë plenare / 3 Korrik 2025

Zonjën Gjonaj e vlerësoj për punën që ka bërë për çështjet e barazisë gjinore dhe për gratë në përgjithësi në Kuvend, por për këtë që po flasim, ndahem me të, sepse, në fakt, është përdorur, madje edhe zotëria, nismëtari, thoshte që nuk i ka takuar ai ata njerëzit, por i ka njëjtën metodologji dhe, natyrisht, jemi munduar që t’i përfshijmë të gjithë aktorët e domosdoshëm. Në këtë pikë dua t’ju them se, prandaj u ngrita, që këtu dezinformohet, dezinformohet dhe që dezinformimi duhet të marrë goditje ekzaktësisht kulturore në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duhet ta marrë.

Unë nuk thashë që nuk e kam takuar unë, por e ka takuar zonja Gjonaj; jo, unë thashë që unë, zonja Gjonaj dhe të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit nuk kemi takuar asnjë nga ekspertët që opinionet tonë të ndikojnë mbi ta. Jo, ata janë takuar me njeri-tjetrin dhe kanë shkruar gjithçka që e konsultuan me misionet e TAEX-it të Bashkimit Europian dhe e sollën si draft, që e keni përpara, e shkruar prej tyre e zeza mbi të bardhë, jo e shkruar prej meje, as nga zonja Gjonaj apo gjithkush tjetër. Tani cilësia e çdo materiali varet pikërisht nga kjo gjë: sa gënjen dhe sa thua të vërtetën. 

Faleminderit!