Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Kam vetëm replikë me zotin Mile, i cili bën shumë mirë që po ikën, sepse ndoshta u turpërua edhe vetë nga ato që tha.
I nderuar koleg, kur e merr fjalën për trashëgiminë kulturore dhe bën politikën e partisë, që këtu e kupton qartësisht se partia është mbi Shqipërinë. Ju bëra një thirrje që, të paktën për trashëgiminë kulturore, të diskutojmë, duke pasur interesin e Shqipërisë dhe jo interesin e përditshëm të partisë politike.Për sa i përket antiamerikanizmit tim që e shpalli zoti Mile, ta dish, zoti Mile, se unë bazohem në parimet më të larta të Konventës së Parisit, në parimet më të larta të vetë Kushtetutës së SHBA-së dhe në modelin që ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për menaxhimin e parqeve të tyre kombëtare. Vetë Kongresi amerikan është duke e hetuar AADF-në në lidhje me pagesat e taksave, por kjo është një çështje e tyre. Mua nuk më intereson nëse fondacionet që e marrin, janë amerikane, janë turke, janë greke, janë italiane, janë spanjolle, por mua më intereson që Kushtetuta e vendit tim të respektohet. Pavarësisht kombësisë, interesit të fondacioneve apo të klientëve të pushtetit, ne duhet të jemi gjithmonë mazhoritarë dhe garantë për trashëgiminë tonë kulturore.
Në lidhje me protestën e opozitës, patjetër që do të jetë më e madhe se protesta e shkuar, patjetër që do të jetë kundër korrupsionit të qeverisë suaj dhe patjetër që do të jetë sa herë që ju të shkelni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të bëheni mburojë për krimin, mburojë për korrupsionin, siç po bëheni. Shqetësohuni më shumë për atë që thotë kryetari i Komisionit të Jashtëm, që është testi i rëndësishëm, për imunitetin e zëvendëskryeministres, sesa për protestat, të cilat janë mjetet demokratike të një vendi normal.
Faleminderit!

