Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Tryeza “35 vjet nga rënia e komunizmit”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në 15-vjetorin e themelimit të tij. Nën kujdesjen e veçantë të drejtorit Z. Çelo Hoxha dhe kryetarit të bordit Z. Mentor Beqja, tryeza mblodhi studiues, shkrimtar, të përndjekur politik, aktivist, studentë, pedagogë.
Ndryshimi i madh i vitit 1990 e gjeti shoqërinë shqiptare të papërgatitur për demokracinë, ndërsa për 35 vite ende nuk kemi ndërtuar politika të qëndrueshme të kujtesës dhe mësimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit.
Mijëra jetë të humbura, dhjetëra mijëra të dënuar e të internuar mbeten plagë të hapura të së shkuarës sonë.
Kujtesa nuk është thjesht histori, është detyrim moral dhe garanci që e shkuara të mos përsëritet.








