Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ngordhja e dhjetëra peshqve dhe gaforreve në lagunë, për shkak të mbylljes së kanalit që lidh atë me detin, është një sinjal alarmi për një katastrofë ekologjike në zhvillim, në një nga pasuritë natyrore dhe turistike të Shqipërisë.
Mosreagimi i autoriteteve për javë të tëra është i pajustifikueshëm dhe i dënueshëm. Kjo neglizhencë e vazhdueshme institucionale, e justifikuar me mungesë karburanti, përbën jo vetëm një papërgjegjshmëri administrative, por dhe një dëm real ndaj natyrës, biodiversitetit dhe potencialit turistik të zonës.
Autoritetet lokale dhe qëndrore duhet të mbajnë përgjegjësi që kanë dështuar të veprojnë në kohë. Duhet një ndërhyrje e menjëhershme për mirëmbajtjen e infrastrukturës ekzistuese për vizitorët dhe për monitorimin afatgjatë të gjendjes së ujërave. Si dhe një plan i qartë emergjence për rehabilitimin e ekosistemit të dëmtuar.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta nuk mund të mbetet viktimë e neglizhencës, mungesës së vizionit dhe papërgjegjshmërisë institucionale.
Kjo pasuri natyrore i përket të gjithë qytetarëve dhe brezave që do të vijnë dhe mbrojtja e saj duhet të jetë një prioritet kombëtar, jo një detyrë e lënë pas dore.









