Komunikim në Këshillin Shqipëri – Bashkimi Europian, takimin 14-të i Komitetit Parlamentar të MSA, BE- Shqipëri | 23 Shkurt 2022

Të drejtat e njeriut janë bazë e vlerave mbi të cilat ngrihen demokracitë funksionale dhe shtylla te themelit të Bashkimit Europian. Gjatë 2021 Shqiperia ka pasur problematika te thella ne respektimin e te drejtave te njeriut. Konkretisht:

  • Mos respektimi i të drejtës së pronësisë dhe trajtimi i shpronësimeve pa procedura të qarta informimi dhe diskutimi me të prekurit. Sipas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Pjesa më e madhe e ankesave të shtetasve kanë të bëjnë me çështjet e pronësisë, ankesa që lidhen me të drejtën e informimit, ankesa për procedurat jo transparente nga organet e administrates qëndrore dhe vendore etj. Shpronësime privatit për interes publik dhe më pas i kalojnë në pronësi një privati tjetër. Shpronësime pa informuar banorët dhe pa lidhur marrëveshjet përkatëse me ta, duke përdorur forcën e policisë për të nxjerr banor nga shtëpitë e tyre.
  • Dy skandale të mëdha kanë ndodhur në vend gjatë 2021 dhe janë përgjegjësi direkte e qeverisë dhe lidhet me rrjedhjen e të dhënave personale të shtetasve. Para zgjedhjeve në prill 2021, skandali i patronazhistëve. Një database zyrtare me id dhe të dhëna personale që përdorej nga PS për zgjedhjet dhe që pasurohej nga të dhëna të tjera me metoda mbikqyrje të jetës private nga të ashtuquajtur patronazhist. Ky sistem mori mbrojtjen publike të kryeministrit të vendit. Përdorimi i të dhënave personale dhe zyrtare nga “patronazhistët” e Partisë Socialiste u kritikua si shkelje zgjedhore që cenon fshehtësinë e votes dhe besimin e publikut në sistemin zgjedhor nga OSBE/ODIHR. Të vetmit që u gjykuan ishin gazetaret qe ben publike skandalin. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit online Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjence.
  • I dyti me njëjtën tematikë, nga sistemi shtetërore doli dhe u shpërndanë masivisht dy database: nje me pagat e punonjësve në vend dhe një me tagrat dhe pronësinë e automjeteve. Dy databasa shtetërore me të dhëna personale dhë të mbrojtura me ligj që qeveria nuk i garantoi dot. Qëllimet dhe format e përdorimit apo keqpërdorimit të të dhënave janë të shumëfishta, ndaj kjo është një çështje shumë serioze. Ngjarja tregon dobësinë e integritetit të sistemit, i cili ende lejon të ndodhin këto rrjedhje që nuk duhet të ndodhin. Kur thuhet se ka standarte të caktuara; këto standarte kanë një seri elementesh që rreshtojnë: Një sistem i certifikuar dhe i standartizuar nënkupton që nuk lejon, që i ka marrë të gjitha masat që të mos ketë rrjedhje të tilla informacioni.
  • E drejta e informimit, përbën një të drejtë të rëndësishme kushtetuese që garanton informimin e çdo njeriu, publikut dhe transparencën e institucioneve. Organizata është bazuar te të dhënat e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2021. Në raport është theksuar se pandemia Covid-19 është përdorur për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren. Shqipëria rezulton si vend problematik. renditet në vendin e 83-të në klasifikim.
  • Qeveria nuk ka hequr dore nga ligji i medias i ashtuqujatur “paketa antishpifje” pavaresisht rekomandimeve te BE dhe opinionit te Komisionit të Venecias. Opinioni i Venecias ka ardhur në qershor 2020, dhe Dekreti i presidentit i dates 12 janar 2020 per rishqyrtimin e paketes antishpifje, nuk eshte futur ende sipas eshte rregulli ne shqyrtimin e kuvendit per ta votuar ate dhe per te rrezuar perfundimisht kete projekt te qeverise. Ky ligj i jepte AMA fuqi censure dhe gjykate ndërkohë që për ta thelluar kontrollin që planifikonim ndaj medias, në krye të AMA vendosën në qershor 2021 një figurë politike sic ishte zëdhënësja e tij e partisë. Ne jemi për shfuqizimin e plotë i të paketës anti-shpifje dhe si një prej 15 kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo paketë eshte mirëfilli vendosja e censurës.
  • Krijimi i Agjencise për Informacionin dhe Median. Kjo do të thotë që gazetarët do të informohen nga zëdhënësi i qeverisë dhe jo institucioneve të tjera. Agjensia do të monitorojë mediat në lidhje me reagimet ndaj vendimeve të qeverisë. Mbetet ende e paqartë se si do të kryhet ky monitorim dhe si do të përdoren gjetjet e monitorimit. Liria e informacionit është e garantuar nga neni 23 i Kushtetutës dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Të dy këto instrumente përcaktojnë se çdo individ ka të drejtë të marrë informacion dhe këtë e ka pohuar dhe vendimi i GJEDNJ2 i cili ka argumentuar se shteti nuk duhet të ndërhyjë mes gazetarëve dhe qytetarëve për dhënien e informacionit. Mirëpo centralizimi i dhënies së informacionit ndaj gazetarëve prek pikërisht këtë lidhje me qytetarët dhe cenon lirinë e shtypit dhe të informacionit. Cënimi i informacionit është tipar kryesor i qeverive autoritare dhe të atyre qeverive që duan të përdorin propagandën për të shmangur llogaridhënien. Sipas VKM-së agjensia do të financohet dhe nga burime të tjera të papërcaktuara përveçse nga Buxheti i Shtetit. Kjo ngre pikë pyetje mbi burimin dhe verifikimin e tij. Një nga detyrimet që rrjedh nga marrëveshja e MSA-së është rritja e pavarësisë së gazetarëve dhe profesionistëve të medias. Centralizimi i informacionit pengon gazetarët të drejtohen tek ministritë apo kryeministria për të marrë informacion në lidhje me aktivitetin e tyre.

Partia Demokratike është e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në drejtim të përmirësimit të drejtave themelore në vend.