Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Fjalën e mora për procedurë, sepse me të njëjtën shpejtësi që e keni futur projektligjin, me të njëjtën shpejtësi që u përgjigj kryetari i komisionit, po ju them se ju shpejtoni për ta kaluar, por nuk i përgjigjeni dot cilësisë së dokumentit. Edhe lista e gjatë e falënderimeve ishte pikërisht për t’u fshehur nën këta emra që i ke takuar një herë në tryezë, por kjo nuk e bën produktin më të mirë në mënyrë përmbajtjesore duke thënë se kam takuar x-in dhe filanin, të cilët janë personalitete të respektuara në jetën e tyre. Këtu ka një përgjegjësi dhe përgjegjësia është e atij komisioni, që funksionoi në mënyrë të njëanshme, që u ngrit në mënyrë të njëanshme dhe realisht nuk ndërtoi një strategji sipas modelit të Bashkimit Europian ndoshta, sepse e thashë se modeli që ju iu referuat ishte model amerikan dhe memorandumi ishte ai që ju ndikoi dhe që qartësisht sot vetë Presidenti amerikan e thotë se është përdorur si një formë për të censuruar dhe për të kontrolluar. Objektivat, sigurisht nuk janë të njëjta, se kishit objektiva të tjera para zgjedhjeve dhe keni objektiva të tjera pas zgjedhjeve. Pra, i keni aty si çekan mbi kokë që t’i përdorni sa herë që t’ju duhen, por nuk ka parë historia e gjithë parlamenteve, për sa e trajtojnë këtë çështje, që startup-et në fushën e faktimit të fakteve, që gazetarinë investigative ta bëjnë institucionet shtetërore dhe autoritetet e ngritura nga shteti…
Elisa Spiropali – E thatë një herë këtë, zonja Zhupa dhe kjo nuk është për procedurë.
Ina Zhupa – E mbylla, zonja Sipropali…
Elisa Spiropali – E morët fjalën, por mos abuzoni…
Ina Zhupa – Për sa i përket cilësisë së kritikave dhe diskutimeve që bëjmë ne, kjo gjykohet shumë mirë nga qytetarët dhe nuk ka ngelur të gjykohet nga zotëria parafolës.
Faleminderit!

