Ndëryrje për procedurë në seancën e Kuvendit të Shqipërisë / 5 Mars 2026

Zoti Kryetar, pikërisht për fjalën e kërkova edhe unë. Keni një fobi nga fjala e opozitës …

(Ndërhyrje pa mikrofon.) 

Niko Peleshi – Të lutem, mos më komplekso kaq shumë, zoti Bardhi, se s’po e përballoj dot! 

Ina Zhupa – Zoti Kryetar, ju keni fobi nga fjala e opozitës, e keni tmerr; keni numëruar minutat që ne kemi folur në sesionin e kaluar dhe ju ka dhënë vërejtje Kryeministri, se ju tha: ju duhet të jeni vetëm kartonë.  

Edhe pse ka një vendim të Gjykatës 

Kushtetuese që tregon se ky Kuvend ka shkelur të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës për t’u shprehur, për të diskutuar, për të marrë kohën e nevojshme për ndryshimet në Rregullore, ju vazhdoni të propozoni ndryshime në Rregullore në mënyrë të njëanshme, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara. 

Por cili është thelbi i ndryshimeve? Thelbi i ndryshimeve është të godasësh pikërisht atë për të cilën ju tërhoqi vëmendjen Gjykata Kushtetuese, pikërisht atë për të cilën ju rrëzoi Gjykata Kushtetuese: lirinë e shprehjes së deputetit, hapësirën e deputetit për të thënë të vërtetën, për të thënë hallet e qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin qeveritar, për t’ju kërkuar llogari juve. 

Niko Peleshi – Keni diçka për procedurë?

Ina Zhupa – Procedura këtu është që ju propozoni, me vendimmarrje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që koha e deputetëve për të folur të përgjysmohet. 

Niko Peleshi – Ky nuk është diskutim për procedurë. 

Ina Zhupa – Është për procedurë, është vetëm për procedurë. Niko Peleshi – Nuk është për procedurën e ditës së sotme. Do të ktheheni te procedura tani? 

Ina Zhupa – Po, do të kthehem te procedura, se te procedura jam dhe procedura është që t’i tërhiqni ato ndryshime. 

Niko Peleshi – Nuk i kemi sot në rendin e ditës, nuk kam asgjë që lidhet me Rregulloren. 

Ina Zhupa – Nuk i keni sot në rendin e ditës, por e keni ndërmend t’i fusni në rendin e ditës siç ju do qejfi, pa diskutim …