Qeveria po zhdukë gjurmët e historisë dhe vuajtjes në ish-kampin e përqëndrimit të burgut të Spaçit / 4 Qershor 2025

Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në ish-kampin e përqëndrimit të burgut të Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.

Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.

Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë!

Historia mësohet dhe trasmetohet për mos u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë.