Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Mazhoranca rrëzoi amendamentin që ndalonte njëherë e mirë emërimin ose vazhdimin e detyrës të grabitqarëve seksual kur ata janë në profesionet e lidhura me fëmijët. Atashimi që kanë me shkelësit e ligjeve, i bëri të votonin kundër edhe për një çështje kaq të ndjeshme për sigurinë dhe mirë rritjen e fëmijëve.
Amendamenti im konsistonte në ndryshimin e nenit 13, pika 6: Detyrimi për verifikimin e figurës së personit ekziston edhe për stafin e punësuar në të gjitha veprimtaritë e përmendura më sipër. Nëse nga verifikimi rezulton se personi është i regjistruar si i dënuar për krime seksuale në Regjistër, kjo përbën kusht ndalues për emërimin e tij në atë pozicion dhe nëse është i punësuar, përbën shkak të ligjshmëm për përfundimin e menjëhershëm të marrëdhënieve të tij të punës. Vecanërisht kjo dispozitë është një reflektim i përcaktimit kushtetues të nenit 54 të Kushtetutës shqiptare, e cila sanksionon se “Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të vecantë nga shteti.”
Si dhe nenit 2 të Kodit të Familjes, i cili sanksionon se “Prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprimtarinë e tyre, duhet të kenë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës.” Në ligjin e miratuar nuk ka asnjë pikë që ndalon punësimin e tyre, në profesionet e permendura që lidhen me femijet, por ka vetëm një detyrim që ta verifikoj a është apo jo në regjistër.
Pasi e verifikon nuk thote a merret apo jo ne pune por supozon që nuk do të merret në punë. Ndërkohë që punëdhënësi shtet apo privat prezencën aty mund ta konsideroj si rast për shtim monitorimi dhe jo mos rekrutimi. Ndërsa kur është në punë pasi e verifikon duhet ta transferoj në një pozicion larg fëmijëve thotë ligji i ri!!!
Eshte e pakuptimte transferimi per nje mesues fjala bie, sipas ligjit duhet ta tranferojnë diku tjetër. Ku do e transferoj? Pse duhet shqetësohemi që ti gjejmë punë tjetër?! Punën ta gjej vetë kudo përvec 6 profesioneve të ndaluara me ligj. Duke e lënë ligjin evaziv hap mundësinë që ta gjykoj vetë çdo punëdhënës dhe jo të jetë e ndarë njëherë e mirë. Deputetja Erisa Xhixho që bëri një punë të shkëlqyer me këtë ligj e ka kërkuar me këmbëngulje në cdo komision një ndalim të plotë por skemat e një mazhorance grabitqare në mentalitet sollën një variant evaziv. Faleminderit 45 kolegëve deputet që votuan pro amendimit për ndalimin e punësimit. Faleminderit 22.000 zgjedhësve, CRCA në veçanti dhe gjithë shoqërisë civile për këtë hap të rëndësishëm me regjistrin e krimeve seksuale.
Një punë e mire por ne do vazhdojmë betejat për përmirësime të mëtejshme të legjislacionit që lidhet kryesisht me fëmijët.