Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Kënaqësi të isha paneliste në Konferencën parlamentare europiane “Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”, me deputet nga parlamentet e 13 vende të Europës ; Austri, Belgjik, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Kosovë, Letoni, Malta, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Spanja.
U adresuan problematika të ndryshme të rinisë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Pjesa themelore ku u ndalëm ishte: Rinia si faktor i ndryshimit social, ndërlidhjes, miqësisë dhe paqes; Transformimi i Punës përmes digjitalizimit dhe Kontributi i rinisë për zhvillimin e qëndrueshëm.