Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Fillimisht doja të sqaroja se nevoja për ndryshimin e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” erdhi pikërisht kur në Kuvendin e Shqipërisë erdhi marreëveshja e administrimit të Butrintit.
Nga marrëveshja e administrimit të Butrintit, personalisht pata mundësinë që të shqyrtoja se nga lindë mundësia për t`i dhënë një privati, në kundërshtim me atë që shprehte Konventa e Parisit, në administrim të plotë një sit të trashëgimisë kulturore sic ishte Butrinti.
Dhe baza ligjore ishte pikërisht ligji nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. E ndodhur para kësaj situate, mendova që zgjidhja ishte Gjykatë Kushtetuese, të cohej ky ligj dhe të rrezohej sepse ishte një ligj anti-kushtetues.
Por atë që lejon Gjykata Kushtetuese që brenda 2 viteve ti mund të ankimosh në Gjykatë Kushtetuese ligjin dhe më vonë nuk mund ta ankimosh dot edhe kur e vëren që ligji është anti-kushtetues.
Në këtë aspekt ligji ishte miratuar në vitin 2018 dhe ishte e pamundur. Edhe për fajin tonë po flas si opozitë pra po marrë fajet tona si opozitë edhe pse jo deputete në atë kohë, sepse nuk është depozituar ky ligj në Gjykatën Kushtetuese në afatin e duhur.
Por sot që vihemi para kësaj situate, duke qenë se na është mbyllur hapësira e ndryshimit nëpërmjet Kushtetueses për ta kthyer ligjin në ligj Kushtetues, atëherë unë mendova që zgjidhja më e mirë do të ishte që nenet që u konstatuan anti-kushtetuese, unë ti ktheja brenda asaj që parashikon Kushtetuta dhe Konventa e Parisit.
Dhe për këtë arsye erdhi edhe ky projektligj që kërkon në thelb ndryshimet e 3 neneve, 171;172 dhe 173 që rregullojnë formën e administrimit e pasurive të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Ligji i trashëgimisë kulturore në vetvete ka hasur shumë debate dhe kur është miratuar dhe mund të ketë dhe ndryshime të tjera të mëvonshme dhe bashkë me grupet e interesit. Por unë kam zgjedhur të përqëndrohem vetëm në këto nene pasi kjo është shume imediate. Se bëhet fjalë që Ministria e Kulturës përvec Butrintit që tashmë është bërë fakt dhe beteja vazhdon në Gjykatën Kushtetuese, të japi dhe site të tjera të trashëgimisë kulturore në formë koncensionare, në formë PPP, në formë administrimi ku privati dominon mbi shtetin.
E pa menduar, nuk ekziston në asnjë vend të botës, nuk ekziston jo sepse ata janë më të ndërgjegjshëm po them se ne, s`po e fus fare tek ceshtja e ndërgjegjes por sepse ata zbatojnë Konventen e Parisit që e kanë miratuar.
Dhe për ta bërë ligjin pra ky është konteksti që unë desha qe të sqaroja dhe sqaroheshit secili nga Ju.
Betejen e Butrintit do ta vazhdojmë në betejen në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo bëhet fjalë për të ardhmen. Mendoni ju që shteti shqiptar duhet të jetë garant për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo jo ?
Unë jam e djathtë dhe si e djathtë mendoj qe gjërat që mund tI bëj tregu dhe mund t
I bëj privati më mirë, le tI bëjë privati. Por kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar, për trashëgiminë kulturore, nuk mund të ja japim privatit sepse nuk lejohet, sepse ne fjala bie ushtrinë shqiptare nuk mund të ja japim privatit. Ndoshta po te ja japim privatit “do të bënte ushtrinë shumë më të mirë” por nuk jepet. Protokollin e shtetit shqiptar “po të ja jepnim një privati” ndoshta me lokale më të mira me prezantim dinjitoz etj, por nuk jepen. Flamurin shqiptar nëqoftëse do të ja japnim një privati ose “t
ja jepni versaces” ti bente ngjyrat e shqiponjës sic donte edhe fushën e flamurit tonë të kuq sic e donte ndoshta do të ishte me komerciale, ndoshta do të prodhoheshin edhe bluza me të, ndoshta do të ishte edhe më i pranushëm, por nuk mund të jepen gjërat e identitetit kombëtar.
Projektligji synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtëpërdrejt dhe eksluzivisht vetëm nga shteti . Shteti në raste përjashtimore të ndihmohet nga privati.
Shteti të marri donacione sa më shumë që të jetë e mundur, jo nga një privat por nga qindra privat, shqiptarë dhe të huaj pa asnjë dallim, cdo njeri cdo fondacion privat që mund të shprehi dëshirën për të dhënë dhe për të marrë pjesë në administrimin e fondacioneve publike ku shteti të ketë shumicën dhe shteti të ketë detyrën për administrim, duhet të jenë të mirëpritura sipas këndvështrimit tim.
Në këtë mënyrë garantohet ruajtja e pasurisë së trashëgimisë kulturore nga institucionet publike apo nga fondacionet në pronësi të tyre duke garantuar dhe që të ardhurat e siguruara nga këto pasuri të arkëtohen në buxhetin e shtetit dhe të përdoren për mirëmbajtjen e këtyre pasurive por edhe mund të përdoren për të mirën e komunitetit që jeton pranë këtyre siteve që mund të jene investime në infrastrukturë, shkolla, parqe gjelbërimi etj.
Pse është e rëndësishme edhe kjo pjesë?
Sepse ti duke ja dhënë privatit, ti i heq dhe institucionet shtetërore sic është Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi dhe kontrolli administrativ I parasë që buron nga një pasuri kombëtare. Pra paratë që sot burojnë nga Butrinti, rasti konkret, nuk i auditon dot KLSH sepse është një fondacion privat e thotëvetë kontrata dhe statuti i tyre. E thotë edhe ligji në fund të ditës sepse ligji për OJF e thotë që nuk lejohet auditimi nga shteti. Dhe kjo gjë e bën që mos të marrim dot dhe mos të kontrollojmë dot të ardhurat që vijnë nga pasuria jonë e përbashkët kulturore dhe kombëtare.
Sigurisht shfuqizimi i këtyre dispozitave ligjore që mundësojnë administrimin e pasurisë nga persona privat apo nga fondacione, ju heq mundësinë këtyre të fundit që të përfshihen nëpërmjet skemave korruptive, klienteliste, abusive dhe të përdori pasuritë kombëtare për tu pasuruar vetë apo miqtë klientelistë. Se duke hequr kontrollin, Ju i keni dhënë mundësinë që nesër kushdo të hyjë në këtë lojë dhe ta përdori për interesa të tjera. Instituconet e trashëgimisë kulturore por edhe institutet tona shkencore që në fakt i keni injoruar të gjitha, kanë të gjitha kapacitetet njerëzore, logjistike dhe financiare për të siguruar një mirëadministrim të pasurisë trashëgimisë kulturore, në mënyrë që kjo e fundit të shërbej si pikë reference edhe për turistët e huaj që zgjedhin vendin tonë por edhe si burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shtetit por dhe institucionet e qeverisjes tonë lokale.
Po ashtu jemi i vetmi vend në botë që heqim institucionet e qeverisjes lokale sic janë bashkitë nga administrimi i territorit të tyre, i pasurisë që ndodhet në territorin e tyre.
Pra krijojmë disa pole që nuk administrohen dot brenda territorit të vetë nga Bashkia vetë që është në fakt e pa dëgjuar edhe kjo ndonjëherë dhe në kundërshtim me autonominë vendore dhe disa ligje.
Prandaj është e nevojshme që ne këto dispozita sot ti miratojmë sidomos për atë që bëhet fjalë për të ardhmen dhe për ta kthyer brenda kushtetueshmërisë të gjithë këtë ligj që sot është anti-kushtetues.
Për të ju përmendur gërmen dhe frymen e konventes të trashëgimisë botërore të vitit 1972, ku Shqipëria por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse është abuzuar shumë më SHBA, janë palë. Edhe SHBA-s e zbatojnë konventen e ne vendin e tyre, nuk ka se si të kërkojnë një standart të ndryshëm për Shqipërinë nga ajo që ata zbatojnë për vendet e tyre. E them këtë sepse është abuzuar me faktin që ka qenë fondacion shqiptaro-amerikan që ka marrë në administrim Butrintin.
Means nothing! Nuk do të thotë asgjë!
Nuk do të thotë asgjë sepse ligji, konventa është më e rëndësishme se përaktësia e një fondacioni që e merr për momentin Butrintin por nesër; Drilonin, Durrësin, Pallatin e Brigadave etj etj cfarë përgatet per tu bërë me trashëgiminë kulturore.
Kushtetuta e Shqipërisë, neni 5, përcakton:
“Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të”.
Më tej neni 116 I Kushtetutës përcakton sipas hirarkisë juridike marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve. Pra ligji shqiptarë nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” duhet të jetë detyrimisht me Konventen e Trashëgimisë Kulturore Botërore të Parisit të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ky është detyrim.
Duke kaluar tek Konventa e Parisit, unë mund të jua vë edhe në dispozicion edhe një kopje të konventes së Parisit ta lexoni edhe vetë është i përkthyer në shqip dhe shumë kollaj për tu aksesuar nga të gjithë jo vetëm nga juristët por nga kushdo që zotëron gjuhën tonë shqipe.
Në nenin 4 të kësaj konvente parashikohet shprehimisht dhe ajo që unë lexoj është ajo që shkruan konventa dhe nuk ka interpretime:
“Cilido Shtet Palë në këtë Konventë pranon se detyra e identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transmetimit tek brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore e referuar në Nenet 1 dhe 2 e që ndodhet në territorin e tij, i përket kryesisht atij shteti. Ai do të bëj gjithçka që mundet në këtë përfundim, deri në fund të burimeve të tij dhe, atje ku është e përshtatshme, me ndonjë ndihmë dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti, financiare, artistike, shkencore dhe teknike, të cilat mund të jetë në gjendje për ti përfituar “.
Pra shteti është ekskluzivisht menaxheri dhe administratori dhe nuk mohon që të marri ndihmë edhe nga ndërkombëtaret dhe nga organizma shqiptarë, ashtu sic e kam propozuar edhe unë në ligj.
Pra ne të marrim gjithë ndihmën e nevojshme nga AADF dhe qindra AADF të tjera por kurrë administrimin e pasurisë tone si detyrë ekskluzive e shtetit, fjala ekskluzive për gjithë ata që kanë njohuri nga juridiku do të thotë “Escludere” do të thotë të përjashtosh. Në këtë përjashtohen gjithë mundësitë e tjera; vetëm shteti, eksluzivisht shteti.
Askush tjetër!
Ndërkohë neni 17 i kësaj konvente përcakton sepse ky është neni që ka gjetur Ministria për ta justifikuar që edhe Konventa i njeh fondacionet. Atëherë unë do të jua lexoj:
“Shtetet Palë në këtë Konventë do të marrin në konsideratë ose inkurajojë themelimin e fondacioneve kombëtare publike dhe private ose organizatave qëllimi i të cilave është ë ftojë donacione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore siç përcaktohet në Nenet 1 dhe 2 të kësaj Konvente”
Pra sipas parashikimeve të vetë konventës e gjithë përgjegjësia e administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgiminë kulturore, nuk mund të kalojnë kurrsesi në një organizëm shoqëror sic janë OJF-t por ajo ngelet përgjegjësi e shtetit palë që ka nënshkruar këtë Konventë.
Ndërkohë në asnjë rast nuk parashikohet që fondacionet që krijohen për të marrë donacione të kenë të drejta administrimi dhe aq më pak tagra mbi një pasuri të pa luajtshme me vlerë të tillë në këtë rast si Parku iButrintit apo kushdo tjetër sit i trashëgimisë kulturore neser.
Pra si rezultat i kësaj Konvente është kërkuar edhe ndryshimet në ligj të cilat ju I keni sot përpara.
Gjihashtu është e rëndësishme të kuptohet që pra përsëri në konventë neni 6.1 ripohon:
“Sovraniteti i shteteve në territorin në të cilat ndohet trashëgimia kulturore dhe natyrore respektohet plotësisht dhe të drejtat pasurore të mbrojtura në legjislacion nuk pragjykohen”.
Ndërsa neni 6.3 është edhe më eksplicit në përcaktimin e rolit unik të pa zëvëndësushëm të shteit palë në rregullimin e statusit juridik të menaxhimit apo administrimit të trashëgimisë kulturore, natyrore si cdo shtet palë thotë, zotohet që mos të ndërmarrë asnjë masë të qëllimshme që mund të dëmtojë direct apo indirekt trashëgimin kuturore dhe natyrore.
Masë të qëllimshme, unë masë të qëllimshme e konsideroj kur ti heq dorë nga të drejtat e tua si shtet që ti përcakton Konventa dhe i lë hapësirë cdo privati që të bëjë cfaë të dojë në fund të ditës me trashëgiminë tënde kulturore natyrore.
Nga sa më sipër sic mund të kuptohet, Konventa e Trashëgimisë Botërore e Parisit, i cili është dokumenti bazë mbi të cilin janë konceptuar dhe shkruar në gjitha legjislacionet e fushës së trashegimisë kulturore në vendet e Bashkimit Europian, por edhe më gjërë, sqaron qartazi se administrimi i pasurisë së trashëgimisë kulturore duhet të kryehet ekskluzivish nga shteti .
Kjo Konventë është ratifikuar nga Shqipëria me datë 10 korrik të vitit 1989 dhe ka hyrë në fuqi me 10 tetor 1989.
Projektligji ka 4 dispozita.
E para: Sjell shfuqizimin e gërmave a) dhe c) të piks 3 dhe pikave 5 dhe 6 të nenit 171; të ligjit nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” të cilët mundësojnë dhënjen në administrim të pasurisë së trashëgimisë kulturore personave privat apo fondacioneve të bashkëthemeluara nga institucionet publike dhe private.
E dyta:
Sjell shfuqizimin në tërësi të nenit 171 të ligjit nr.27/2018 I cili përmban rregullime të posacme lidhur me fondacionet që krijohen nga fondacione publike dhe persona fizik ose juridik privat sic ishte rasti I fondacionit për menaxhimin e Butrintit.
E treta:
Sjell shfuqizimin e nenit 173 duke hequr atij referencat ndaj nenit 172 I cili shfuqizohet po me këtë projektligj.
Neni 4 parashikon hyrjen në fuqi në përputhje më përcaktimin e bërë në nenin 83 pika 3 e Kushtetutës së Shqipërisë.
Konventa e Trashëgimisë Kulturore të cilën ne kemi detyrim si shtet shqiptar, nuk na ka lënë ne asnjë hapësirë që të kalojmë në modele të tjera të administrimit dhe të menaxhimit përvec asaj shtetërore.
Konventa nuk na mohon ne si shtet dhe këtu si parlamentare po identifikohem me shtetin, nuk na mohon që të marrim të gjitha ndihmat e nevojshme financiare nga organizmat pa fund të huaja, shqiptare, private të cilat ofrohen për të dhënë më të mirën për arsye filantropike për trashëgiminë tonë kulturore.
Gjithsesi për mua është e rëndësishme dhe vlerësoj shumë memon e përgatitur nga shërbimet e Kuvendit që Ju të kuptoni dhe mos të kompleksoheni tek pjesa e Butrintit.
Beteja e Butrintit është një beteje e cila vazhdon përtej këtij projektligji.
Ju e dini shumë mirë që me miratimin e këtij projektligji nuk ka fuqi prapavepruese, nuk është që do të ju zhbëj marrveshjen tuaj klienteliste edhe të kapur nuk ju prish punë kjo pjesa por ne duhet të vendosim standartin dhe ku Ju si ligjvënës njiheni me shkeljet të konventes, duhet të jeni të parët që të reagoni për ta kthyer brenda standartit kushtetues që kërkon cdo projektligj dhe ligj në Republiken e Shqipërisë.
Është e rëndësishme për mos ta zgjatur, që të kuptoni që ky ligj nuk është thjeshtë një ligj që hipotetikisht krijon situate të administrimit nga privati pra nuk jemi në nivelin e diskutimit hipotetik. Pra nuk themi që ky krijon hapsira sepse e mendojmë ne, por jemi në nivelin e diskutimit faktik ky ligj i ka krijuar keto hapsira dhe pasoja, ky ligj na ka bërë që të japim Butrintin me PPP. Pra nuk po supozojmë që roli i shteti do iki por roli i shtetit ka ikur, roli i shtetit sot është 1 në 5 anëtarët të bordit të administrimit të fondacionit butrintit.
Roli i shtetit sot është 0.
KLSH sot nuk auditon dot Butrintin, roli I shtetit sot është 0 në mbledhjen e parave, në menaxhimin e zonës që duhet të ishte turizmi për zonën, zhvillimi lokal për zonen.
Ky është realiteti, unë po sjell një projektligj që do të ndryshoj atë pasojë që ka ndodhur si gjendje faktike dhe jo një supozim mbi atë që mund të ndodhi.
Ndoshta po ta kisha sjell 7 muaj para mund të thonit “jo sepse këto hapësira që i lejon ligji nuk do ti shfrytëzojë ndërgjegja e lartë e Ministres tonë të Kulturës”.
Por kur ndërgjegja e lartë nuk ekziston, hapësira që krijon ligji dhe që i krijon me bollek shfrytëzohen nga kjo lloj qeverisje se dhe s`dua tani të merrem me qeverisjen që mos të ju kompleksoj nga kjo lloj qeverisje që ne kemi.
Ligji nuk bëhet vetëm për këtë lloj qeverisje, bëhet edhe nëse cmenden ata pas jush të njejtat gjëra. Bëhet se edhe ne mund të bëjmë të njejtat gjëra.
Projektligji bëhet për të ardhmen dhe përfshin një lloj paradetyimi për ta zbatuar si të djathtët dhe të majtët.
Si ne nesër si administrator të trashëgimisë kulturore, si Ju sot si administrator të trashëgimisë kulturore.
Prandaj ta ndani nga marrëveshja e Butrintit dhe ta trajtoni ju lutem me dëgjoni se e di që ju dhëmb që e keni të paligjshëm, ta ndani nga marrëveshja e Butrintit është një gjë tjetër, është thjeshtë shëmbull I asaj që do të ndodhte, ndajeni se atë e kni votuar dhe keni bërë dëmin aty, ndajeni dhe gjykojeni pëe atë qe unë ju kam sjellë për një projektligj që e kthen ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” në hullin kushtetuese, për një projektligj që kthen “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” në përputhje me Konventen e Parisit.
Për nje projektligj që jep mundësinë që cdo deputet i cili nuk e paska dëgjuar që nuk cohet dot në Gjykatën Kushtetuese se është që nga viti 2018 ta dëgjojë tani që Gjykata Kushtetuese nuk e gjykon dot ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” sepse eshte miratuar ne 2018 dhe sipas afateve ligjore duhen Brenda 2 viteve për ta ankimuar.
2 vjecari ka kaluar, jemi ne vitin 2022 dhe ndaj nuk e shqyrton dot.
Por jam e bindur qe duke shqyrtuar marrëveshjen e Butrintit, Gjykata Kushtetuese jam e bindur që në rekomandimet e saj do të japi dhe ndryshimin e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” por deri atëherë është detyra jonë që të njihemi dhe kur kemi përballë nje paligjshmëri mos të mbyllim sytë me fashen e politikës, mos të mbyllim veshët me duart e Edi Ramës por të shikojmë paligjshmërinë.
Ju lutem, deri tani kam bërë një prezantim ku nuk kam futur në asnjë moment pjesen politike nëse doni ta kthejmë në politikë e kthejmë shumë kollja, kjo s`është fare betejë politike por është betejë për ligjshmëri.
Duam të kemi ne një ligj “Për Trashëgiminë Kulturore” në përputhje me Kushtetutën dhe Konventen e Parisit apo jo?!
Sot nuk e kemi, sot nuk e kemi sepse ky ligj ekzistues unë ja u parashtrova që i heq mundësinë shtetit për të qenë ekskluzivisht menaxher dhe administrator i pasurisë kombëtare dhe i trashëgimisë kulturore.
Sot nuk e kemi sepse keni zgjedhur me votat të nje mazhorance të miratuar e vetme që të shkelni Kushtetutën.
Gabime e deputetëve të legjilslaturës së kaluar, Ju keni mundësi që ti ndryshoni dhe po ndryshoni një gjë për të mirë të trashëgimise kulturore se ne fund të ditës dhe me këtë dua ta mbyll, Butrinti, Driloni, Kruja, Durrës etj, nuk janë pasuri kulturore të miat ose tuajat por janë të fëmijëve tanë dhe sic e thotë Konventa e Parisit është detyra e jonë e cdo parlamentari sidomos që do ta ruaj për të transmetuar atë tek brezat e ardhshem.
Tek brezat e ardhshem dhe jo për ta trajtuar atë si një mall tregtar me qëllime fitimi të një fondacioni privat cilido qoftë ai.
Kështu që, të nderuar koleg ne fund të këtij prezantimi do desha që të gjykoni në rradhë të parë mbi përputhjen me Kushtetuten, në përputhje me Konventen dhe mbi ndërgjegjen tuaj si qytetar shqiptar.
Nëqoftëse i vendosni në peshore këto përballë të qenurit socialist dhe ju peshon më shumë të qënurit ushtar socialist dhe të qenurit ato që unë thashë atëhere jeni në të drejten tuaj.
Shumë Faleminderit dhe po jua persëris përsëri që keni mundësinë që sot ti tregoni gjithë qytetarëve që sot nuk jeni ushtarë, keni mundësinë vet mund tI tregoni vetë jeni apo nuk jeni. Është në dorën tuaj dhe nuk e përcaktoj unë jeni apo s
jeni.
Për ta konkluduar, unë nuk jam këtu për të ju përcaktuar Juve personalisht si jeni pasi ju përcaktojnë qytetarët, unë jam këtu për t`ju thënë jeni midis 2 zgjdhjeve për të treguar jeni apo nuk jeni Ju ushtar apo merrni vendime duke u nisur nga ligji dhe Kushtetuta.
Tani Ju e zgjidhni vete, nuk e percaktoj une jeni apo nuk jeni, jua cakton nërgjegja juaj si parlamentar dhe nëqoftëse ngriheni në nivelin e detyrës dhe votës që keni marrë atëher do të jetë në integritetin tuaj dhe do të ju falenderojnë brezat, fëmijët tuaj dhe brezat e ardhshem për këtë vendim që do të bënit.
Nëqoftëse do të binit në batakun e votimit politik është ceshtja Juaj.
Faleminderit shumë.