Lajm i mirë kandidimi i akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave| 25 shkurt 2023


Lajm i mirë kandidimi i akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave!
Ky vend meriton një akademi shkencash ku të kandidojnë për ta drejtuar akademik si Artan Fuga që është në faqet e historisë së akademive të shkencave ndërkombëtare. Kushdo tjetër si ai ka te drejtë të kandidoj me kontributin që mund të ketë për shkencën e fushave të ndryshme.

Nuk meriton të drejtohet nga një politikan si Gjinushi që është në faqet e zeza të historisë politike shqiptare dhe që e ka marr mandatin në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese. Një grusht njerëzish të konsumuar e të lodhur të politikes duan te cimentojne edhe pushtet në akademi, duke hapur mundësi për mandate të personalizuara dhe të paligjshme.

Unë nuk kam heshtur për akademinë se ne nuk meritojmë një Caruan Akademi dhe do bej betejë ligjore deri në fund. Kam zero interes direkt në akademi, por si deputete edhe si pedagoge kam interes kombëtar dhe publik që Akademia e Shkencave të drejtohet nga akademik të vërtetë, të ketë frymë shkencore dhe ti shërbej zhvillimit të vendit.