Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Të japësh me koncesion, ta copëtosh parkun nga qyteti antik, të ndërtosh në zonë të mbrojtur, tja japësh një antishqiptari, të injorosh banorët e zonës dhe pushtetin lokal, të shkelësh kushtetutën dhe konventën e Parisit, të heqësh KLSH nga kontrolli financiar janë veprime antikombëtare, antishqiptare, tipike tradhëtarësh të vendit.
Qendra e re e vizitorëve e pakonsultuar me UNESCO-n, është masakra e paralajmëruar nga ne për ndërtimet në Butrint, në funksion të monopolizimit të çdo shitje produkti, të ndërtimeve të bareve dhe restoranteve, të përfitimeve financiare në kurriz të trashëgimisë kulturore.
Diskutuam me ekspertën dhe morëm premtimin publik të kryetarit të ardhshëm Ardit Cikuli që do ta mbroj dhe do jetë në krahun tim në betejën time në Kushtetuese.
Arditi ndau me ne programin e tij për trashëgiminë kulturore, mbrojtjen e pasurive kombëtare, kulturore dhe natyrore duke i kthyer edhe në funksion të turizmit dhe rritjes ekonomike dhe pa prishur asgjë nga vlerat historike dhe identitare që paraqesin.