Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Për 6 muaj, ju keni hequr njerëz nga puna dhe keni shkrirë totalisht Drejtorinë Juridike dhe Drejtorinë e Financave në AMA. A mund të na thoni se sa produktive është kjo për vetë AMA-n dhe për cilësinë e punës suaj?
A ka ndikuar fakti që ju jeni politike, ndoshta po aq sa unë, si ish-zëdhënëse e Kryeministrit Rama, në krye të një institucioni të pavarur, si një nga kriteret që ka çuar edhe në plotësimin e këtyre strukturave apo edhe në ikjen e këtyre njerëzve, sepse mund të kërkohet që ata të jenë me tesera të Partisë Socialiste, patronazhistë apo aktivistë?
A ka marrë AMA ndonjë masë për të garantuar kohën e drejtë televizive për subjektet politike gjatë periudhave zgjedhore?
Kur do të merrni masa për të publikuar të gjithë pronarët e medieve në Shqipëri, siç jua
kërkon ligji? Faktikisht, këto ditë ka pasur edhe një studim nga “Open Data”, sipas të cilit 5 familje kontrollojnë të gjitha mediet audiovizive në Shqipëri.
Faleminderit!