Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot në ditën e të Drejtave të Njeriut, shënohet edhe 75-vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të së Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Një ditë më shumë për të sjell në vëmendje sesa shumë të drejta nga kjo deklaratë i shkelen shqiptarëve çdo ditë dhe sa shumë detyra kemi ne si ligjvënës opozitar për ti mbrojtur.
Është rasti këtu, për të kujtuar koncesionin e Butrintit, që duket larg në sy të parë me të drejtat e njeriut por është e lidhur edhe drejtpërdrejtë me këtë deklaratë dhe me rregullimeve të tjera ligjore ndërkombëtare që normojnë fushën e të drejtave të njeriut.
Trashëgimia kulturore duhet të trajtohet në përputhje edhe me standardet universale parashikuar nga: – neni 27 pika 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës “Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij”.
Pra çdo qytetar ka të drejtë të angazhohet për trashëgiminë kulturore dhe të përfitojë prej saj, gjë që e bën koncesionin te një privat të trashëgimisë kulturore të papranueshëm dhe shkelje të së drejtave të njeriut dhe të kësaj deklarate me vlera universale.