Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot një takim pune për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend, me ftesën e ambasadorit hollandez, me prani të ambasadorit suedez, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile, prokurorit të përgjithshëm dhe gazetar.
Ndava shqetësimin e rasteve të fundit, ku vetëm dje protagonist ishte sjellja intimiduese dhe fyese e kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta, por edhe raste të tjera ku politikanët në vend të jenë pjesë e zgjidhjes janë vetë problemi për lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.
Ndihmesa e madhe që japin institucionet ndërkombëtare në këtë drejtim është e vyer për vendin.