Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese botuar ne në Fletore zyrare Nr. 40, datë 4.03.2024, kuvendi ka 3 muaj afat qe ligji te jete ne perputhje me kushtetuten 4.06.2024.
Jo vetëm që nuk pranoi përgjegjësitë për një ligj të rrëzuar nga Gjykata, as përgjegjësitë e mashtrimit të kuvendit me tarifa të fryra për të panikosur studentët, por mashtroi që ligji nuk ishte antikushtetues.
1 muaj e gjysëm pa bërë asgjë, me siguri presin afatin final që pa u konsultuar me universitetin, me studentët, me prindërit, për të sjell ligje me shpejtësi dhe me efekte kundra produktive.
Mashtrimi i dytë është me bursat për programet prioritare, pasi studentët u motivuan dhe u rregjistruan, tani ju japin më bursat, me dredhinë që nuk paska qënë për programet prioritare por për programet në rrezik mbyllje! Ndërkohë VKM e 29 qershor 2023 nuk është kështu dhe as deklarimet publike të ish ministres Kushi.
Për 5 studentë në Kolegjin Europian do jepen bursa 150.000 euro, ndërsa studentët në universitetit tona nuk marrin as 40.000 mijë lek që ju takojnë me VKM dhe premtimin publik.
Çështjet e tjera ngelën pa përgjigje por nuk është risi me këtë qeverisje, që mendon më shumë për vjedhjet 5d se sa investimet në arsim.