Raporti i KLSH / Maj 2024 nxjerr abuzimin me paranë publike në Akademinë e Shkencave | 24 qershor 2024

Ky raport auditimi zbardh arsyen e vërtet të luftës për mandatin e dytë të Gjinushit: vazhdimin e abuzimeve me paratë publike në emër të Akademisë.

Ajo që ishte paralajmëruar në komisionin e Edukimit nga unë, duke kërkuar qe nga shtatori 2023 seancë dëgjimore për përdorimin e fondeve publike në Akdeminë e Shkencave u vërtetua nga raporti i fundit i KLSH. Unë do vazhdoj ta kërkoj në emër të funksioneve që ka ai komision, si organi që miraton buxhetin dhe i jep paratë publike Akademisë.

Skënder Gjinushi kopsiti një ligj me ndihmësit e tij Koçi-Beqiraj për të garantuar vazhdimin e abuzimeve, injorimin e asamblesë dhe akademikevë dhe zhdukjen e fondeve pa asnjë dokument.

Vetëm një pseudo studim për covidin, janë gjetur abuzim 240 milion lek. Por sa e sa pseudo studime të tjera dhe abuzime të tjera janë berë?! Gjinushi pa asnjë botim shkencor vetë, është afërmendsh që Akademinë nuk e donte për shkencë por për fondet publike që menaxhon.

KLSH nuk arriti të zbulonte dokumenta justifikues për shërbime dhe dieta brenda e jashtë vendit, pasi praktikat nuk ishin shoqëruar me program aktivitetesht, ishin pa data, pa numra protokolli dhe pa përcaktimin e kostove.

Për çështjen e madhe të shkrirjes së albanologjisë vetëm për të marr më shumë para Gjinushi nga shteti, KLSH konstanton se: Gjinushi nuk ka hartuar asnjë relacion mbi riorganizimin e këtyre instituteve dhe nuk gjendet asnjë dokument që të provojë se kreu i Akademisë së Shkencave të ketë marrë opinionin ose aprovimin e anëtarëve të tjerë të asamblesë. Këto gjetje që lidhen me injorimin e vendimarrje e kolegjiale, i ka ngritur me dhjetra raste akademiku Artan Fuga, brenda dhe jashtë Akademisë, por veglat e korrupsionit vështirë se do i pranonin se ju priteshin krahët.

KLSH shprehet se: Akademia e Shkencave, nën drejtimin e Gjinushit, nuk ka vendosur në dispozicion të audituesve shtetërorë asnjë dokumentacion mbi mënyrën se si është hartuar projekt-buxheti i institucionit, si edhe nuk gjenden të dhëna për aktivitetit, përfshirë edhe shpenzimet financiare, të tre komisioneve të ngritura pranë atij institucioni.

Pikërisht këto gjetje ulëritëse në një institucion që duhet ishte djepi i urtësisë, shkencës, kontributit për vendin, tregojnë se ku është katandisur Akademia e Shkencave nën drejtimin e Gjinushit. Ato para publike jepen për akademikët e nderuar, për shkencëtar e rinj, për studime themelore për vendin dhe jo për “rrush e kumbulla” dieta e udhëtime të kryetarit dhe adjutantëve të tij.

Ky raport do jetë baza për hetime të thelluara nga ana e drejtësisë shqiptare, sepse nuk mund të lejohen oaze korrupsioni dhe abuzimi në ëmer të shkencës që nuk bëhet.

Screenshot