Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot në konferencën e organizuar nga SCIDEV dhe partnerët, për të diskutuar mbi masat që duhet ndërmarrim si kuvend në lidhje me paditë gjyqësore që prekin gazetarët dhe shoqërinë civile, të njohura si padi strategjike SLAPP.
Sipas të dhënave nga qendra SCIDEV, gjatë vitit 2023 u bënë 75 padi SLAPP ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Paditë SLAPP janë një kërcënim për gazetarët, për shkak se pa të drejtë e pa bazë i mbajnë ata nëpër gjykata, duke iu zvarritur seancat gjyqësore, duke iu krijuar kosto financiare.
Solla në vëmendje rastet e gazetarëve dhe mediave si Isa Myzyraj, Artan Rama, Odeta Gjevori dhe Igli Zela, media BIRN etj qe ndjekin gjyqe maratonë me qëllim intimidimin dhe bërjen shembull dhe për të tjerët gazetar që mos të guxojnë.
Mazhoranca duket qartë se nuk e ka vullnetin për të përmirësuar lirinë dhe sigurinë e gazetarëve, nëpermjet votës kundër të dy nismave për mbrojtjen e gazetarëve ishin penguar nga shumica socialiste. Kanë rrëzuar propozimin për një projektligj që mbronte gazetarët nga sulmet intimiduese duke i trajtuar ata me status të njëjtë si mjekët dhe policët, dhe një rezolutë për gratë gazetare.