Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
E kërkova fjalën për replikë, sepse më drejtoi një pyetje direkte. Po, zonja Felaj, e kam thirrur në seancë dëgjimore zotin Balla, kur ishte ministër i Brendshëm; e kam thirrur në seancë dëgjimore Ogerta Manastirliun, madje, kur i lexova Ogerta Manastirliut këto që do t’ju lexoj edhe juve, para 4-5 ditëve i thashë: zonja Manastirliu, keni 1 psikolog për 506 nxënës; zonja Manastirliu, në 54% të shkollave nuk keni fare oficer sigurie; zonja Manastirliu, a e dini se gjatë vitit shkollor 2022 – 2023 janë raportuar 796 raste të dhunës fizike, 912 raste të dhunës psikologjike, 954 raste të bullizmit? Çfarë tha zonja Manastirliu?! U zgërdhi, qeshte dhe u thoshte këtyre të vetëve: bëni zhurmë, duke thënë pse ne do t’i zgjidhim dhe pse e latë ju… Shikojeni seancën, sepse e keni publike! Ky ishte reagimi i zonjës Manastirliu.
Ndërsa ky ministri këtu, Hoxha, që sa është bërë ministër e deri tani, është marrë sesi të sjellë policinë në Kuvend, si të kërcënojë deputetët e opozitës dhe, nëse gjeni një fjalë ose një fjalim që e ka zënë në gojë paketën e sigurisë në shkolla, jo të bënte gjë, por thjesht ta përmendte, ejani ma citoni. Kjo është përgjegjësia jonë përballë përgjegjësisë suaj, që i merrni, i prezantoni projektet dhe i fusni në sirtar. Ndërsa për modele, zonja Felaj, e them me përgjegjësi të plotë se modelin e kriminelit në politikë, modelin e kriminelit që rreh me shkop bejsbolli dhe është deputet dhe modelin e kriminelëve që i fusni në shtëpi kur i kërkon drejtësia, e keni promovuar ju dhe të rinjtë patjetër… Ndërhyrje pa mikrofon)
Modeli që paraqisni ju si mazhorancë, është modeli se, po u shoqërove me kriminelë, bëhesh deputet…
Elisa Spiropali – Përfundoni, zonja Zhupa, sepse koha ka mbaruar.
Ina Zhupa – Sigurisht që të rinjtë i shtyni që të merren me krimin dhe kriminelin, ndërsa modeli që promovojmë ne, është krejt i ndryshëm nga modeli juaj.
Shumë faleminderit!