Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Injorim total i rekomandimeve të UNESCO nga qeveria në ikje. PD me programin për trashëgiminë kulturore jep garanci për mbrojtje dhe do ketë partner UNESCO.
Auditimi i fundit i KLSH shkruan se: “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore. Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s”
Kjo tregon më shumë se kurrë që nevojitet programi për trashëgiminë kulturore që ka PD!
Partia Demokratike ka garantuar se çdo sit i trashëgimisë kulturore do të zbatojë standardet më të larta të UNESCO-s.
UNESCO do të jetë guida dhe partneri jonë më i rëndësishëm. Zbatimi me përpikmëri i standarteve të UNESCO dhe i Konventës së Parisit do të jetë e panegociueshme.
Partia Demokratike do fusi vlerësimin e impaktit në trashëgimi, i cili do të kthehet në një detyrim ligjor, dhe do të jetë pjesë e ligjit për trashëgiminë,sipas parimeve të zbatuara nga UNESCO.
Ndaj çdo shqiptar që ndjehet krenar për historinë dhe identitetin do votoj Partinë Demokratike, do votoj

