Deklaratë nga Saranda mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë për qytetaret / 19 Tetor 2025

Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë.
Të vër në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës.
Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararence e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur.
Shpërthimet e herë pas njëshme të ngjarjeve që edhe qytetarët edhe banorët e Sarandës i dinë edhe i presin, vetëm Policia e Shtetit nuk i di dhe nuk merr masa për të kapur autorët.

Unë i bëj thirrje si deputete e Sarandës të kthejnë sytë nga ky qytet.
Ky qytet po kthehet si Palermo e viteve 80-të dhe nuk është qyteti që meritojnë baorët e ndershëm punëtorë të Sarandës.