Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Kjo është hyrja e parkut kombëtar të Butrintit, pasuri e mbrojtur UNESCO, zonë e mbrojtur. Një nga perlat e Shqipërisë të cilë duhet ta vizitojnë turistët nga e gjithë bota.
Shikojeni pamjen se çfarë bëhet me mbetjet!
Si është hyrja e këtij Parku!
Këtu në të njëjtin vend është edhe stacion autobusi ku zbresin turistët, dhe ku “mirëpriten” nga Saranda turistike, nga Ksamili turistik dhe Butrinti turistik.
Vetëm vjet janë deklaruar rreth 300 mijë vizitorë, që kanë ardhur në parkun kombëtar të Butrintit, duke llogaritur rreth 3 milionë euro që i shkojnë pikërisht AADF, fondacionit për menaxhimin e Butrintit. Pa llogaritur paratë e tjera të shumta që kanë qenë në arkat e Butrintit, por nuk del dot asnjë para për të pastruar hyrjen e parkut kombëtar të Butrintit. Asnjë para për të pasur dinjitet tek turistët, asnjë para për të treguar një fytyrë ndryshe dhe një mirëseardhje për këdo. Kjo është fytyra që nuk meriton turizmi në Shqipëri.


