Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Unë dua ta nis fjalën time me ngjarjen e ditës së sotme, sepse Kuvendi nuk mund të rrijë indiferent ndaj ngjarjeve që prekin drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe të reagojë vetëm nëse ka vdekje. E kemi bërë zakon të flasim për çështjet vetëm nëse ka vdekje, vetëm nëse mbajmë një minutë heshtje, jo nëse ka ngjarje si dita e sotme, ku në Akademinë e Policisë u helmuan 56 studentë.
Kjo nuk është një ngjarje për t’u anashkaluar, nuk është një moment për të mos reflektuar edhe si Kuvend, për të kuptuar se sa e pasigurt është jeta e kujtdo në Shqipëri, për të kuptuar që jemi duke jetuar në një vend ku fituesit e tenderëve të ushqimeve nuk përzgjidhen në bazë të standardeve, në bazë të kritereve, por në bazë të njohjeve, në bazë të ofertës më të lartë, në bazë të allishverishit të radhës.
Qartësisht mungonin kontrollet reale mbi kompaninë, e cila ushqente studentët shqiptarë; qartësisht mungonin standardet, me të cilat do të duhej të konkurronte dhe të fitonte për të garantuar ushqimin. Kjo duhet të na kthejë vëmendjen që, kur ngjarje të tilla ndodhin në institucione, që supozohet se duhet të kenë nivelin më të lartë të kontrollit, çfarë konsumon publiku shqiptar? Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Përveçse paguajmë çmimet e ushqimeve më të larta në rajon dhe justifikohemi me krizën e naftës, paguajmë edhe helm, paguajmë ushqime, të cilat janë të pakontrolluara, paguajmë ushqime, që helmojnë fëmijët tanë, që helmojnë studentët tanë, sepse ai që e përfiton atë tender, ai që përfiton tenderin tjetër, janë të gjithë të lidhur me qeverinë, janë të gjithë klientë të pushtetit, dhe nuk kanë nevojë të tregojnë nëse kanë standarde apo jo, nuk kanë nevojë të paraqesin analiza laboratorike, nuk kanë nevojë të kontrollohen, sepse kanë certifikatën e klientelizmit.
Në këtë vend gjithçka bëhet me certifikatën e klientelizmit. Nëse ti ke certifikatën e njohjes, numrin e telefonit, kontaktin e Kryeministrit dhe ministrit, ti i kalon të gjitha kontrollet, nuk ka rëndësi sa njerëz rrezikon. A do të kishte reaguar ky Parlament nëse sot, larg qoftë, do të kishim vdekje nga ai helmim? Do të kishte reaguar, do të kishte kërkuar një minutë heshtje, a thua se një minutë heshtje do t’i kishte kthyer në jetë studentët. Ne duhet të jemi të lumtur që nuk patëm fatkeqësi, sepse atëherë ju do të kujtoheshit, si në rastin e Durrësit, për të kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor, për të kërkuar ndryshime në Kodin Penal. Ne duhet të kujtohemi sot që të flasim për sigurinë ushqimore, të flasim për çfarë hanë shqiptarët, të flasim si bëhen tenderët publikë dhe si fitohen këto tenderë pa standarde, që helmojnë fëmijët tanë. Ky është një moment për reflektim.
Të nderuar kolegë,
Fjala ime nuk ishte për këtë çështje, sepse nuk e dija që sot do të ndodhte kjo fatkeqësi, por ju uroj shërim të shpejtë të gjithë studentëve! Gjithashtu, kërkoj marrjen e masave të menjëhershme nga organet ligjzbatuese, për të vënë para përgjegjësisë jo vetëm ata që i helmuan, por edhe ata që i lejuan të helmonin studentët shqiptarë.
Tani, do të ndalem te çështja për të cilën mora fjalën, ju nuk lejuat sot, me forcën e kartonit, që të diskutonim për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Sigurisht, nuk do ta lejonit, sepse është një raport, që vërteton 100% gjithçka që ka thënë opozita shqiptare; është skaneri më i mirë i situatës reale ku gjendet Shqipëria; është skaneri më i mirë se si ky vend nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme; është skaneri më i mirë se si në këtë vend kjo qeveri dhe kjo mazhorancës po pengojnë rrugën e integrimit europian, duke bërë atë që jua tha vetë kryetari i Komisionit të Jashtëm në Shqipëri, që keni një test kritik, testin e imunitetit. Atë test, me sa duket, nuk e kaluat, se i garantuat mburojë politike dhe e përdorët Kuvendin për të penguar drejtësinë.
Në çdo rresht të raportit gjeni një të vërtetë për mënyrën tuaj të keqqeverisjes, në çdo rresht të raportit gjeni një konfirmim për gjithçka që ka thënë opozita. Sot, në fakt, ju, po të kishit pak dinjitet, jo vetëm që duhet ta diskutonit, por do të duhej të nisnit menjëherë masat, që gjithçka që thuhet në këtë raport të zbatohet dhe të jetë pikë referimi. Dua t’ju lexoj se si e ka futur në raportin e vet Komisioni i Jashtëm atë që thuhet për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, ku Shqipëria ka Në çdo rresht të raportit gjeni një të vërtetë për mënyrën tuaj të keqqeverisjes, në çdo rresht të raportit gjeni një konfirmim për gjithçka që ka thënë opozita. Sot, në fakt, ju, po të kishit pak dinjitet, jo vetëm që duhet ta diskutonit, por do të duhej të nisnit menjëherë masat, që gjithçka që thuhet në këtë raport të zbatohet dhe të jetë pikë referimi. Dua t’ju lexoj se si e ka futur në raportin e vet Komisioni i Jashtëm atë që thuhet për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, ku Shqipëria ka Sollët dje një projektligj tjetër, “Porta e Alpeve”, projektligji i blerjes së zgjedhjeve të vitit 2027, 50 milionë euro, që do të shpërndahen për zgjedhjet lokale në Veri të Shqipërisë, meqenëse e keni më të vështirë elektoralisht për ta mundur. Ky është Parlamenti, që qytetarët nuk i përfaqëson më; ky është Parlamenti, për të cilin qytetarët do të protestojnë; ky është Parlamenti, që, fatkeqësisht, është bërë njollë e zezë edhe në institucionet ndërkombëtare, është bërë njollë e zezë në raportet ndërkombëtare.
Ndaj sot, nëse keni pak dinjitet, votoni projektligjet e kolegut Bozdo, jepuni mundësi shqiptarëve që të paktën të kenë çmime më të lira, sepse ju u keni marrë frymën, nuk i lejoni të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe e keni shpopulluar me vetëdije këtë vend!
Ndaj, të nderuar qytetarë, nesër, më 8 maj, të protestojmë të gjithë së bashku në shesh kundër kësaj narkoqeverie!
Faleminderit!

