Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
I nderuar Kryetar, Ç’është e drejta…
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Niko Peleshi – Do ta marrë fjalën edhe kryetari i grupit, por pas zonjës Zhupa.
Ju lutem, të dëgjojmë zonjën Zhupa! (Ndërhyrje pa mikrofon.) Ç’e ke këtë irritim kot?!
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Ka një listë dhe po e respektoj. Kur e respektojmë listën një për një, ankoheni; kur nuk flitet për procedurë, ankoheni përsëri. Çfarë t’ju them tani?!
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Nuk e caktoj unë, e cakton sistemi elektronik. (Ndërhyrje pa mikrofon.) Si ta bëjmë?
Ju po kërkoni ta caktoj unë.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Unë po kërkoj të ndjekim sistemin, se nuk ka rrugë tjetër.
Zonja Zhupa.
Ina Zhupa – I nderuar Kryetar,
Më vjen shumë keq që kemi zbuluar tashmë specie të reja, meqenëse është koha e shpendëve dhe e kafshëve të mbrojtura; “revolucioni i flamingove” na zbuloi një mazhorancë strucësh. Mendoni se keni zhytur kokën në rërë dhe nuk e kuptoni se zullumi është shumë i madh dhe duket qartësisht.
E pa Parlamenti Evropian, e votoi Parlamenti Evropian atë që, në fakt, është kërkesa e të gjithë protestuesve, ato që kanë qenë, në fakt, kërkesat e opozitës shqiptare dhe lufta e opozitës shqiptare. Nuk e kuptoj, ku e gjetët entuziazmin për të publikuar përshëndetje për Parlamentin Evropian?! Parlamenti Evropian kishte dhënë 300 detyra për ju, kishte vendosur shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 dhe heqjen e ligjit për investimet strategjike, kishte kërkuar moratorium për zonën Vjosë-Nartë, dhe ju e përshëndesni?! Shumë mirë,

