Terminali i Sarandës: Pa certifikatë kolaudimi e sigurie. Keqpërdorim i fondeve, pa zgjidhje reale për trafikun dhe parkimet/ 4 Tetor 2026

Ndodhem në terminalin e qytetit të Sarandës. Në fakt duhet të ishte një vepër që të lehtësonte jetën e udhëtarëve që vijnë drejt Sarandës, por dhe vetë qytetarëve të Sarandës. E kundërta ndodh. 

Terminali është projektuar në hyrje të Sarandës paralel me rrugën kryesore siç e shikoni në pamje e bën të pamundur daljen e autobuzave direkt për t’u nisur drejt Tiranës apo drejt destinacioneve të tjera, janë të detyruar të bëjnë 1.5 km rrugë, të shkojnë të kthehen tek rreth rrotullimi dhe më pas të marrin rrugën për këtej. Jua tregoj këtë si shembull i një projektimi të gabuar. 

Vetë terminali është ende sot që ne flasim dhe pse është në përdorim është i pa pajisur me një çertifikatë kolaudimi, është i pa pajisur me një çertifikatë sigurie, nuk dihet dhe nuk ka informacion mbi lejen në ndërtimit parametra të cilat janë bërë për të qenë një terminal funksional dhe një terminal që nuk bëhet as burim aksidentesh dhe as burim kaosi.

Terminali do duhet të ishte zgjidhja e qytetit për trafikun. Duhet të ishte zgjidhja e qytetit për lehtësimin e parkingjeve në qytet. As njërën dhe as tjetrën nuk e ka bërë sepse trafiku vazhdon njëlloj se edhe autobuzët janë të detyruar të futen përsëri në një pjesë të qytetit. Ashtu siç parkingjet janë njëlloj, sepse askush nuk vjen të parkojë makinën këtu dhe të shkojë në qendrën të Sarandës, sepse është shumë larg dhe nuk ka linja të rregulla transportit brenda qytetit që të nisen nga këtu dhe t’i çojnë qytetarët në qendrën e qytetit të Sarandës.

Pra kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një investim fasadë, më shumë para të qytetarëve shqiptarë të cilat janë keqpërdor dhe që nuk sjell një zgjidhje reale as për trafikun dhe as për parkimin e qytetit të Sarandës. 

Këto janë llojet e investimeve që bën Bashkia Sarandë që më shumë kanë dukjen sesa kanë zgjidhjen reale të problemeve të qytetarëve!