Konferencë me gazetaret mbi adresimin e kërkesave që dalin nga progres-raporti për lirinë dhe sigurinë e gazetarëve /5 nentor 2024

E kam ndjekur me shqetësim raportin e BE-së, pasi një nga pjesët më të zeza ishte pjesa e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Ajo që vinte në dukje BE është një sjellje intimiduese ndaj gazetarëve, vullnet i mazhorancës për të mos kaluar asnjë ligj që rrisnin sigurinë dhe garancinë për gaztorët dhe është vullnet për ta mbajtur si një flluskë të mbyllur aktivitetin qeveritar.

Ky raport të lexohet qartësisht nga Kuvendi i Shqipërisë, të lexohet qartësisht nga ky komision dhe të merren hapat e duhur të paktën për adresimin e kuadrit legjislativ në mënyrë që të avancojmë në axhendën që na ka vendosur BE.

Kur cenohet liria e medias, nuk është cenuar vetëm siguria dhe liria e disa gazetarëve, por është cenuar edhe interesi publik, arsyeja pse ju intimidoheni është se keni bërë pyetje të papërshtatshme, që nuk i pëlqejnë t’i kthejnë përgjigjet, keni kërkuar një informacion që zhvesh propagandën qeveritare, është një tregues që ka më pak transparencë ka më pak llogaridhënie, ka më pak mundësi që njerëzit të marrin vesh të vërtetën dhe ka më shumë korrupsion.

Gazetarët intimidohen sepse bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë qeverisë dhe zyrtarëve. Duhet të përmirësohen kushtet e punës dhe të mbrohen, të respektohet Kodi i punës.

Gazetarët hidhen në gjyq për t’u mbajtur zvarrë dhe t’i mbahet goja mbyllur gazetarëve që denoncojnë. Ka shkuar në 73 numri i padive, ka ardhur në rritje numri i padive, vetëm pse flasin.

Mazhoranca dhe Kuvendi nuk ka bërë asgjë, në lidhje me rregulllimin e Kodit Penal për kërcënimin dhe dhunën ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Kam bërë propozim ligjor këtë që ka thënë BE, për të ndryshuar Kodin Penal. Është kjo mazhorancë dhe vullneti i Ramës për të mos e miratuar këtë standard që e kërkon BE.

Hapi tjetër nga progres raporti, nga moment që nis përjashtimi politik si kryetare e komisionit të mediave, ky komision do të nisë seance dëgjimore me të gjithë aktorët e medias, të refletokhet me një dokument punë për ndryshime ligjore që e bëjnë mjedisin e medies t’i përafrohen standardeve të BE.

Problematikë tjetër, është korrupsioni në administratë dhe aksesi në informacion. Kur kërkojnë informacion gazetarët, hasen në bllokadë nga qeveria jo vetëm në kohë, por nuk e japin fare. Kjo është të fshehësh korrupsionin e të mos bësh transparencë.
Zbatimi i ligjit ekzistues është i dobët dhe një kulturë institucionale për ta fshehur kurrupsionin, duke e vonuar përgjigjen. Koha të jetë më e shkurtër, pasi ka dhe detyrim të lartë për interes publik.