Bashkëpunim i ngushtë me partnerët tanë UNICEF dhe CRCA që sjellin zërin e drejtpërdrejtë të fëmijëve e adoleshentëve / 12 Dhjetor 2025

Me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, mora mandatin tim të dytë si Nënkryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, një angazhim që e konsideroj thelbësor në misionin tim si deputete.

Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, mes të cilëve UNICEF dhe CRCA, të cilët na sjellin zërin e drejtpërdrejtë të fëmijëve e adoleshentëve, do ndërtojmë një program pune sa më në shërbim të fëmijëve.

Fëmijët në Shqipëri përballen ende me sfida të mëdha, nga mungesa e shërbimeve sociale, te fenomenet që prekin sigurinë dhe mirëqenien e tyre, si bullizmi, dhuna në familje, varfëria apo mungesa e aksesit të barabartë në arsim cilësor.

Është detyra jonë, që të bëjmë ligje dhe të vendosim buxhete që të garantojnë mbrojtjen e tyre dhe t’u japë atyre mundësitë që meritojnë.