Seancë dëgjimore në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi spektrin autik, zhvilluar nga Grupi i Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi spektrin autik, Grupi i Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK”, organizoi sot seancën dëgjimore me temë: “Së bashku për integrimin e fëmijve dhe të rinjve me spektrin autik në Shqipëri”.

Në prezantimin e saj, znj. Eglantina Bajrami, Kryetare dhe Drejtore Ekzekutive e Autizmi Flet “Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK” trajtoi disa problematika më të rëndësishme të fëmijëve me spektër autik.

Shpreha mbështetjen time dhe angazhimin për të ndërmarr një nisëm ligjire për njohjen e kujdestarisë si vite pune, për shkak se njëri prind, zakonisht nëna, e ka të pamundur të punoj për shkak të ndjekjes gjatë gjithë ditës të aktiviteteve dhe detyrimeve me fëmijën.

Gjithashtu u angazhuam në trajtimin me prioritet të kërkesave të tyre për transportin urban qytetas e ndërqytetas të rregullohet nëpërmjet një karte invaliditeti pa ndasi dhe pa diskriminim, shkollat speciale të kenë mësues ndihmës, me profil pedagogji speciale, ndërhyrja stomatologjike të jetë falas ose të blihet nga shteti tek privati, universitetet të jenë më gjithpërfshirës për të rinjtë me ÇSA & PAK, hapja e qendrave nga çdo bashki në vend duke mos krijuar kështu lëvizjen e popullatës për mungesë të shërbimeve.