Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Fëmijët e pranishëm evidentuan si shqetësim parësor për ta ndarjen e tyre sipas grupmoshave dhe transferimin, i cili ndikon drejtpërdrejtë në shkëputjen familjare, si edhe efektet jo pozitive që ka për ta ndryshimi i ambientit social, kulturor dhe arsimor, si edhe kujdesin më të madh për fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët Romë dhe Egjyptian dhe nevojën e përmirësimit të shërbimeve ndaj tyre. Fëmijët kërkuan gjithashtu kurrikula mësimore mbi çështjet mjedisore.
Organizatat e shoqërisë civile përcollën mendimet e tyre sesi mund të përmirësohet situata aktuale në të mirë të fëmijëve.
Si nënkryetare ndava gjatë fjalës time shqetësime themelore për mirëqënien e fëmijëve, ku shteti në vend që të ishte garantues i të drejtave të tyre jo rrallë herë është bërë cënues. Mjafton të kujtojmë rastet e fundit:
1- 258 fëmijë që ju mbyllet kopshti nga ministria duke cënuar mirëqënien dhe edukimin e tyre. Rasti Zuybede Hanim
2- fëmijë që ju cënohen vaktet ushqimore duke ju dhënë më pak nga kuota ushqimore e caktuar. Rasti i shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli
3- fëmijë që abuzohen dhe keqtrajtohen në të gjitha forma. Rasti i shtëpisë së fëmijëve Sarandë.