Zhupa takim në Klubin Parlamentar për të rinjtë përbërë nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, klub homolog i organizimit tonë në Shqipëri | 7 Shtator 2022

Mirëpritëm Klubin Parlamentar për të rinjtë përbërë nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, klub homolog i organizimit tonë në Shqipëri.

Ne e kemi krijuar për herë të parë këtë legjislaturë ndërsa kolegët e Maqedonisë së Veriut e kanë krijuar në vitin 2017.

Patëm mundësi të diskutonim me ta mbi eksperiencat e tyre dhe praktikat në ndihmë të të rinjve.