Tryeza e diskutimeve për përmirësimin e legjislacionit mbi dhunën me bazë gjinore | 9 dhjetor 2022

Në kuadrin e ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, u diskutua sot nisma per përmirësimi i legjislacionit mbi dhunën me bazë gjinore.

Futja e mekanizmave kontrollues, institucionalizimi i një komisioneri që dedikohet pikërisht dhunës me bazë gjinore, penalitetet për organet ligjzbatuese që nuk rregjistrojnë dhe referojnë rastet ishin disa nga masat e reja që do përfshihen në ndryshimet ligjore.

Gjithashtu vizituam ekspoziten me 100 krijimet artistike të prezantuara në Kuvend nga Qendra TIRANA ART.

Punimet janë realizuar nga të rinj të moshave e qyteteve të ndryshme, pjesë e ekspozitave mbi të drejtat e njeriut, kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore.