Ngritja strukturave e grupit të deputetëve për “Dialogun Qytetar për Sigurinë” dhe gjithashtu prezantimi anketës kombëtare Barometri i Sigurisë 2024 / 9 Qershor 2024

Këtë javë u ngritën strukturat e grupit të deputetëve për “Dialogun Qytetar për Sigurinë” dhe gjithashtu u prezantua anketa kombëtare Barometri i Sigurisë 2024, sipas të cilit, shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi më serioz për sigurinë e Shqipërisë

Falenderoj kolegët për zgjedhjen nënkryetare të këtij grupi, ku drejtimin e ka mazhoranca. Siguria është një nocion i gjerë; sot flasim për siguri personale, komunitare, politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, mjedisore, flasim dhe për stereotipe me baze gjinine që çojnë edhe ato në cënim të sigurisë. Një koncept krejt i ndryshëm nga idejq klasike e sigurisë e lidhur me ushtrinë dhe policinë.

Një kontribut i vyer i Arjan Dyrmishit dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, për konstituimin e këtij grupi dhe për punën e madhe që bëjnë me studimet e tyre cilësore.