Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Interneti sic krijon mundësi pafund, krijon dhe rreziqe pafund sidomos për fëmijët!
Për këtë me Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” zhvilluam një seancë të Hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike, shoqërinë civile dhe ekspertë të fushës!
Gjithashtu firmosëm Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri nismë e CRCA dhe Isigurt!
iSIGURT prezantoi në hapje të seancës degjimore dy raportet e saj, i pari për incidentet që fëmijët ndeshin në internet dhe, i dyti për misogjininë në hapësirën kibernetile ndaj vajzave dhe grave.
Si nënkryetare e grupit shpreha vullnetin e plotë për të forcuar masat ligjore ndëshkuese ndaj atyre që abuzojnë me çdo formë me fëmijët. Dhuna kibernetike është një fenomen që duhet parashikuar më mirë në legjislacionin shqiptar.