Seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me të shkarkuarit nga puna, në shkelje të ligjit, nga RTSH, me urdhër të Alfred Pezës | 17 maj 2024

Sot një seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me të shkarkuar nga puna, në shkelje të ligjit, nga RTSH, me urdhër të Alfred Pezës.

Si deputete e komisionit të medias por edhe relatore mbi veprimtarinë një vjecare të RTSH e ndjej përgjegjësi të zbardh të vërtetën dhe të ndjek interesin publik. Falenderoj kolegen Elda Hoti si anëtare e komisionit të ligjeve që na u bashkua dhe Eda Shuli staf i grupit parlamentare. RTSH mbahet me taksat e shqiptarëve dhe ka një buxhet publik prej 23 milion euro në vit.

Këto shkarkime abuzive do jenë fatura financiare me paratë e shqiptarëve në gjyqet që do të fitojnë me të drejtë të shkarkuarit. Profesionist të medias dhe gazetar me vite té gjata karriere në RTSH shkarkohet në shkelje të ligjit dhe emërohen të tjerë po aq në shkelje të ligjit.

RTSH nuk do transmetoj Kampionatin Europian, nga pazotësia apo nga klanet mediatike dhe kjo është kundër interesit të publikut që mban me taksat e veta atë tv dhe nuk shikon dot kombëtaren në europian. Ky një nga rastet e shumta të abuzimit dhe keqmenaxhimit.

Abuzimet që treguan me fakte dhe prova për menaxhimin e RTSH, unë do i bëj pjesë të relacionit dhe të llogaridhënies që do kërkoj ndaj Këshillit Drejtues të RTSH të marr masa për këto shkelje me shkarkimin e fajtorit antiligjor Alfred Peza.