Tryezë diskutimi me “Ambasadorët e Internetit të Sigurt” nga CRCA Shqipëri dhe iSIGURT Al, mbi sigurine e fëmijëve dhe të rinjve në internet / 10 Mars 2026

Si nënkryetare e Grupit “Miqtë e Fëmijëve” mora pjese ne tryezen e rradhës mbi sigurine e fëmijëve dhe të rinjve në internet.

Ky takim mori një vlerë të veçantë falë përfshirjes aktive të të rinjve, të cilët ndanë përvojat, shqetësimet dhe idetë e tyre për ta bërë hapësirën digjitale më të sigurt. Ambasadorët e Internetit të Sigurt nga CRCA Shqipëri dhe iSIGURT.al sollën një perspektivë shumë të vlefshme, duke na kujtuar se zëri i të rinjve duhet të jetë pjesë e çdo diskutimi që lidhet me botën online.

Në një kohë kur interneti është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre, për të mësuar, komunikuar dhe krijuar është thelbësore që të garantojmë një mjedis digjital të sigurt. Sepse dhuna online nuk mbetet gjithmonë vetëm në ekran; shpesh ajo mund të shndërrohet edhe në dhunë fizike në jetën reale. Për këtë arsye, mbrojtja dhe edukimi për sigurinë online duhet të jenë prioritet për të gjithë ne.