Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Frank Shkreli ka qenë anëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, me rastin e hapjes të ambasadës amerikane, ndërkohë që u hodhën hapat e parë të rivendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare pas pothuaj 50-vjetësh. Mori pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e para pluraliste të atij viti, në atë vend. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, qëllimi i të cilave ishte përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis popullit amerikan dhe Kombit shqiptar.
Kësaj rradhe erdhi në Tiranë me rastin e dekorimit me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe.
Ishte kënaqësi të ndaja me të idetë për forcimin e demokracisë dhe përqafimin e vlerave demokratike amerikane