Promovimi i librit “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” i studiuesit dhe pedagogut Evarist Beqiri | 13 Nentor 2022

Nëntori i historisë!

Kënaqësi të merrja pjesë në promovimin e librit “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” i studiuesit dhe pedagogut Evarist Beqiri.

Ismail Qemal bej Vlora është figura më e ndritur politike e Shqipërisë moderne dhe bashkëkohore.

Libri i përket zhanrit biznes/lidership dhe ofron një qasje që nuk është realizuar ndonjëherë më parë në Shqipëri për asnjë figurë historike. Ai i shikon gjërat nën prizmin e koncepteve te lidershipit, duke iu mëshuar fakteve dhe rrethanave historike në të cilat veproi Ismail Qemal bej Vlora.

“Lidershipi i tij është dëshmia më e mirë se kur shqiptarët bashkohen, janë në gjendje të realizojnë gjëra madhështore”, thotë autori Evarist Beqiri.