Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
E nderuar të isha lektore në modulin “Përfaqësimi i të rinjve në politike”, me mikpritjen e kryetarit të FRPD Besart Xhaferri dhe organizimin e drejtorit të shkollës profesorit Arian Dedej.
Të rinj super të përgatitur, me një komunikim të zhdërvjellët, me nocione të formuara për politikën më lanë mbresa të jashtëzakonshme.
Trajtova me ta, faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen politike, format e pjesëmarrjes politike-grupet e Interesit motivimin dhe shtysat për të bërë pjesë e politikës që mund të ketë një i ri, kulturën politike dhe atë qytetare, si të rrisim mënyrat e pjesmarrjes aktive të të rinjve dhe si të formësojmë një program që të jetë tërheqës për rininë në 2025.
FRPD ka sjell për herë të parë Shkollën Politike 5 mujore, me 20 module leksionesh për të rinjtë, student, gjimnazist. Synimi i kësaj shkolle politike është të bëj bashkë anëtarët e forumit rinor por edhe të rinj jo anëtar por me dëshirë për politikë, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe të rrisi kështu kapacitet e tyre politike.
Të rinjtë të së tashmes, lider të së ardhmes!