Konferencë kombëtare “Angazhimi i qytetarëve në proceset parlamentare” | 14 Tetor 2022

E nderuar të merrja pjesë në konferencën kombëtare “Angazhimi i qytetarëve në proceset parlamentare” për të reflektuar mbi mundësitë dhe sfidat në angazhimin e qytetarëve në vendimmarrjen parlamentare në Shqipëri.

Mora angazhimin për mbështetur shoqërinë civile në dorëzimin dhe ndjekjen e procesit legjislativ për iniciativat që vijnë nga qytetarët, nga grupet e interesit apo organizata të shoqërisë civile.

Duke promovuar instrumente konsultimi dhe kanale komunikimi me qytetarët e grupet e interesit, parlamenti mund të rrisë llogaridhënien dhe besimin e publikut duke u dhënë qytetarëve një zë në proceset legjislative, politikëbërëse dhe mbikëqyrëse.

Konferenca u realizua nga IDM Albania, ne kuader te një projekti te Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe NDI Albania – National Democratic Institute.