Konferencë me temë “Media dhe BE” nën moderimin e gazetarëve Neritan Sejamini dhe Ola Mitre | 28 Tetor 2023

E nderuar të merrja pjesë në konferencën “Media dhe BE” nën moderimin e gazetarëve Neritan Sejamini dhe Ola Mitre.

Konferenca organizohej nga CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me pjesmarrjen e shumë nga gazetarët më dinjitoz dhe përfaqësues të shoqërisë civile, edhe ambasadorit të Hollandës z. Reinout Vos, ambasadorit të Spanjës z. Alvaro Renedo Zalba, z. André Rizzo Kreu i Sektorit te Integrimit Evropian, Medias dhe Informacionit i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë

Fokusi i diskutimeve ishte te roli informues i medias në lidhje me negociatat e anëtarësimit dhe sa të vështirë e ka sot për të përçuar media saktësisht këtë informacion kur qeveria duket se e konsideron një proces të mbyllur.

Zero platforma komunikimi, zero komunikata për shtyp, zero përditësime nga ana e kryenegociatores apo stafit të saj, asnjë web i dedikuar, asnjë email i dedikuar që publiku dhe media të marr dhe të kërkoi informacion. Kjo situatë reflektohej më pas në media që nuk i jepnin më rëndësinë e duhur në emisionet dhe edicionet e tyre.

Fuqizimi i medias është prioritet i integrimit evropian të Shqipërisë dhe negociatave të anëtarësimit. Si element i lirisë së shprehjes, liria dhe pluralizmi i medias është detyrim direkt si pjesë e kapitullit 23 të negociatave — Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore — dhe indirekt si pjesë e kapitujve mbi politikat e konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorit etj.