Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sipas raportit, në dy vitet 2021-23 braktisën shkollën 2830 nxënës dhe ishin 291 mësues më pak. Këtë vit të ri akademik, universitetet nisën studimet me gjysmën e kapacitetit të kuotave të tyre dhe me 20 për qind studentë të rinj më pak se në vitin 2023, si dhe me risk mbyllje të programeve deri në 42 për qind të tyre.
Duke falenderuar Qendresën Qytetare për kontributin që jep me monitorimin dhe raportet e saj në fushën e arsimit, ndava shqetësimin për të skandal të ri që po zhvillohet këto ditë, që lidhet me të ardhmen e kërkimit shkencor dhe projektligjit për shkencën.
E pakonceptueshme që pushteti kërkon të vërë në rrjesht gjithë pedagogët, gjithë kërkuesit duke paralizuar nga funksionet e tyre kërkimore dhe duke i vlerësuar ministria. Rama vetshpallet kryetar i shkencës dhe merr fund autonomia dhe liria akademike dhe ju mbahet si litar në fund financimi i pedagogëve sipas selektimit politik.
Së bashku me shoqërinë civile, me profesoratin e universiteteve, me konferencën e rektorëve do bëjmë gjithcka për ta ndalur këtë projekt antidije, antishkencë dhe antiarsim.