Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Dorëzova në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, një projektligj të rëndësishëm që synon të mbrojë të drejtat e mësuesve, të cilët janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015.
Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh: “Pas 25 vitesh punë, diploma ime zhvlerësohet dhe nuk paguhem në të njëjtën mënyrë si kolegët e mi. Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar.”
Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e edukimit fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diplomas së saj nuk i është njohur plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë.
Alma Lama, kryetare e sindikatës u shpreh se: Ne jemi shumë të nderuara që na mbështetët është hera e dytë që ju na dolët në krah. Sepse ne bëmë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk morëm dot një vendim.
Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një mundësi për të rregulluar padrejtësitë dhe për të përmirësuar karrierën, motivimin dhe shpërblimin e 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar.
Shpresoj që ky projektligj të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit!
Projektligji:



