Takim pune për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend | 20 mars 2024

Sot një takim pune për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend, me ftesën e ambasadorit hollandez, me prani të ambasadorit suedez, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile, prokurorit të përgjithshëm dhe gazetar.

Ndava shqetësimin e rasteve të fundit, ku vetëm dje protagonist ishte sjellja intimiduese dhe fyese e kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta, por edhe raste të tjera ku politikanët në vend të jenë pjesë e zgjidhjes janë vetë problemi për lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Ndihmesa e madhe që japin institucionet ndërkombëtare në këtë drejtim është e vyer për vendin.