Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Bisedë me Rektorin Prof.Dr. Luan Përzhita, Prof. asoc. Dr. Belisa Muka dhe Dr. Ledi Shamku.
Vizitë në Bibliotekën Arkeologjike
Vizitë në Fondet Arkeologjike
Vizitë në Muzeun Arkeologjike
Një punë e jashtëzakonshme e 123 punonjësve shkencorë, ku pjesa e madhe është e doktoruar në perëndim.
ASA është një institucion krenarie për shtetin shqiptar, edhe si i tillë ruajtja dhe statusi i tij duhet të jenë të paprekshme dhe të marrin sa më shumë vëmendje dhe fonde shtetëtore.
Zanafilla e Akademisë së Studimeve Albanologjike daton në vitin 1941, kur me vullnet të një grupi dijetarësh dhe me mbështetjen e shtetit themelohet Instituti i Studimeve Shqiptare.
Në 2007 ka marr jetë forma që ka sot ASA, e cila është Institucion i Arsimit të Lartë që permbledh ne vetvete: Institutin e Arkeologjisë, Institutin e Historisë, Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve te Artit.
Rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.
Domosdoshmëri rihapja e masterave dhe doktoratura të ASA, për të frymëzuar sa më shumë student të ndjekin këto degë me rëndësi kombëtare, për të ngritur kapacitetet e reja që do jenë studiuesit e ardhshëm të ASA, për të punuar në ekipe të përbashkëta për ecjen përpara të shkrimit të historisë nëpërmjet provave arkeologjike.