Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Siç Ju e dini, unë kam nisur një tur në gjithë Shqipërinë në bashkëpunim me ekspert, me shoqërinë civile për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar opinionin publik mbi dëmet dhe pasojat që sjell ligji i ri «Për Zonat e Mbrojtura». Po dhe për të qenë si një forum qytetar ku ngrihen gjitha problematikat ligjore dhe përtej ligjore, si mjedisore, shëndetësore dhe kulturore që sjell ky ligj. Në mënyrë të tillë që ne të jemi të përgatitur edhe për betejën tonë të rradhës, në rast se Presidenti i Republikës e kalon ligjin dhe ligji hyn në fuqi, për ta çuar në Gykatën Kushtetuese ku do të jemi krah për krah me shoqërinë civile, me ekspertët. Me një padi e cila do të mundohet që të ndaloj atë gjë që kanë vendosur një qeveri e disa deputet të cilët nuk e kanë as të drejten morale dhe as të drejten ligjore që me vendimarrjet e tyre të cënojnë atë që i ndodh Shqipërisë për breza e ardhshëm për vite të tëra përtej qeverisjes së tyre.
Asnjë qeveri në fakt nuk e ka këtë mandat që të marri vendimarrje që shkojnë përtej rikuperimit që mund t`i bëhet përtej mandatit të saj.
Sepse politikat ekonomike, politikat financiare, politikat sociale, sjellin vërtet dëme të mëdha kur bëhen të këqija. Por ama në mandat të një qeverie tjetër me politika të ndryshme, me ideologji tjera mund të rikuperohen.
Kurse kur ndërhyn në trashëgiminë kulturore dhe në trashëgiminë natyrore të një vendi, edhe po të ndyshosh qeverisjen nesër, nuk e kthen dot një monument të shkatërruar ashtu sic ka qenë. Nuk e kthen dot një zonë të mbrojtur që është shkatërruar , ashtu sic ka qenë. Ndaj sensibiliteti duhet të jetë shumë i lartë dhe ndërgjegjia qytetare për këtë çështje. Unë e mirëkuptoj fare mirë që përditshmëria e jetës së vështirë ekonomike bënë ndonjëherë që të mos merren me një gjë që e shikojnë larg vetes.
Por pikërisht për këtë arsye kemi nisur dhe këto tryeza edhe me vendimarrës të pushtetit lokol, gëzohem edhe që janë anëtar të këshillit bashkiak, më shoqërinë civile, me ekspert, me profesorë për të rritur komunikimin publik mbi këto ceshje, ndërgjegjësimin e diskutimin përtej partiak por thjeshtë dhe vetëm civil, social, politik. Sigurisht cdo gjë është vendimarrjë politike dhe ne jemi qënie politike por jo si një kauzë partiake por si një kauzë qytetare e cila ju vlen të gjithëve pa asnjë dallim sepse njësoj ndikohemi si demokrat, si socialistët nëqoftëse po ju shkatërrohet mjedisi dhe ajo që është Shqipëria dhe atë do ti lëmë trashëgim fëmijeve tanë nesër.
Bashkia Shkodër ka rreth 20 mijë hektar Zonë të Mbrojtur ku Velipoja ka 640 hektar Zonë të Mbrojtur.Në parashikimet që ka ky ligj, për ta kthyer shikimin tek Shkodra edhe për të kuptuar dhe ligjin, është që cilido oligark dhe e nënvizoj oligark dhe jo qytetar dhe jo 1 individ i thjeshtë i cili mund të gëzoj edhe një titull pronësie atje apo një individi i cili në komunitetin e vet lokal do të ngrej një biznes sado të vogël apo modest, me struktura druri, brenda zonave të mbrojtura, nuk bëhet fjalë për këta.
Bëhet fjalë për oligark të cilët do të ndërtojnë sic thotë ligji, resorte gjigande me 5 yje. Bëhet fjalë për ndërhyrje në infrastrukturën e këtyre zonave për t`i shërbyer medemek interesit publik, që nga gazi, që nga aeroport në Zonën e Nartës që Ju i keni ndjekur. Pra bëhet fjalë për ndërtime masive, betoni masiv, përçundimi i këtyre zonave të mbrojtura me qëllim që të përfitoj një klient i pushtetit, një oligark i cili atje të pastroj edhe paratë e paligjshme në fakt sepse nuk kemi këto lloj biznesmenësh në Shqipëri po mos të jenë të lidhur me pushtetin që ti dhurojmë tokën brenda zonave të mbrojtura.
Interesi publik shumëzohet me zero, dhe si mund të justifikohet që t’i një pronë publike, një pronë që e gëzojnë të gjithë qytetarët, një pronë e cila ka brenda biodiversitetin dhe larminë e jashtëzakonshme të florës dha faunës, të vlerave që ka edhe për shëndetin edhe për natyren e vendit t`ikthesh nga sot neser në një pronë private për pasurimin dhe për xhepin personal të X klienti të pushtetit.
Cfarë e mire i vjen vendit nga kjo?
Asnjë e mirë nuk i vjen kur publikja bëhet private, kur natyra bëhet beton, e kur përfitimet e qytetarëve kthehen në përfitime të oligarkëve.
Ministria e Mjedisit duhet të ishte e para që ta kundërshtonte këtë, që duhet të ishte e para që duhet të kishte një ekspertize të mirëfilltë për ndikimin që sjellë në mjedis, në turizëm që është dhe Ministri e Turizmit, është në fakt propaganduesja më e madhe duke e kthyer ministrinë e vet nga Ministri Mjedisi në Ministri Ndërtimi.
Duke bërë retorikën pro ndërtimit dhe pro betonizimit që në kushte normale nuk do të kishte një minister që do kishte pak dinjitet e pak seriozitet në punën e vet që të dilte e ta mbronte. Mund të kishin lënë ministrine e infrastrukturës dhe ekonomisë që ta mbronin por është komplet jashtë llogjike që Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ta mbroj këtë masakër të mjedisit dhe ta bëj këtë medemek në emër të turizmit.
Ku në fakt turizmi i cili duhet t`i mëshoj Shqipëria dhe mund t’i mëshoj shumë bukur dhe Shkodra edhe si bashki por edhe si qark, është turizmi natyror.
Turizmi natyror e bënë të veçantë, e bënë të ndryshëm nga e gjithë vendet e tjera të botës, për të gjetur aty ato gjëra që mbrohen me konventat ndërkombëtare që janë pasuri që na i njeh e gjithë bota. Dhe për të ndërtuar një lloj turizmi që sjell më shumë përfitime për banorët lokal, për komunitetet, për qytetarët dhe më shumë zhvillim qëndrueshëm pa e prekur dhe për ta ruajtur për brezat e ardhshëm. Se sa një lloj turizmi resorti me të cilët ne sot nuk jemi fare krahasues as me vendet e tjera se kanë avancuar në këtë industrinë e resorteve që tentojmë ne të konkurojmë por dhe nuk jemi fitimprurës për qytetarët, për komunitetet locale për qëndrueshmërinë ekonomisë se vendit tonë që do të prodhohet neser.
Pra ky ligj nuk sjell asnjëlloj përfitimi përveçse shkatërrimin njëherë e mirë të mjedisit dhe është një dëm i shumëfishtë që vjen pikërisht nga ky shkatërrim i mjedisit por edhe nga shkatërrimi i mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm për bizneset lokale, për komunitetet lokale për njerëzit që jetojnë pranë zonave të mbrojtura dhe që e kanë ndërtuar jetën me atë lloj koncepti ku lidh me bujqësinë, me peshkimin, me aktivitetet në natyrë. Lidhet me biznese të vogla afër tyre të cilat ofrojnë agroturizëm, restorante tradicionale të kombinuara me natyren.
Ajo që ndodh në miratimin e këtij ligji në fakt nuk duhet të quhet më ligji “Për Zonat e Mbrojtura” por duhet të quhet ligji i “ Zonave të Pambrojtura”.
Me këtë ligj zona e mbrojtur ka të njëjtin parametër ndërtimi sic ka në një zonë të pa mbrojtur. Të dyja kalojnë nëpërmjet KKRRT, të dyja kalojnë nga pushteti lokal sipas rastit kush e ka në juridiksion, me firmën e miratimit e Kryeministrit nuk ka asnjë lloj specifike të veçantë që t`i garantojë mbrojtjen këtyre zonave si në cdo zonë tjetër të Shqipërisë.
Mjaftojnë që t`i vërë gishtin oligarku dhe Mirela Kumbaro mund ta quaj një pikë të vogël siç quante pikën e vogël në Butrint (600 hektarësh) që sot nuk është më Park Kombëtar por janë resorte dhe bërtet me të madhe UNESCO se cfarë keni bërë sepse po shkatërroni Butrintin dhe po vëni pasuritë në rrezik.
Dhe këta nuk pyesin se si ky modeli «i vogël» që na vjen nga jugu duan ta bëjnë të gjithë Shqipërinë, ta mbushin me pika të vogla me interesa personale, interesash financiare, njerëz që lobojnë pranë tyre dhe i mbështesin financiarisht fushatat e tyre përkundrejt interesit publik dhe interesit qytetarë.
Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik, për të mbrojtur interesin qytetar, për të ndaluar një lloj masakre që dëmton jo vetëm sot për ndërvite dhe për të qënë ne zëri që qytetaret të gjejnë të verteten dhe të gjejnë kuptimin e asaj masakre të madhe që po ndodh. Se ne vuajmë edhe nga një dicka tjeter, nga kapja e informacionit, nga shumica e mediave që kanë një informacion të kontrolluar që i vjen sinali nga ERTV dhe githë këto muaj që diskutohen zonat e mbrojtura, Ju s`keni një emision televiziv nga dhjetra që jepen cdo darkë që të diskutohet për zonat e mbrojtura.
Që të marrin të ballafaqojnë ekspertët me ata pushtetarë që e kanë marrë këtë vendim, me ata që nuk arriten dot as me relacionin e tyre në Kuvend që të jepnin një arsye të mirë se çfarë i sillte vendit dhe e vetmja arsye sipas tyre ishte sepse janë potencial të pa shfrytëzuar. Sepse donin ti shfrytëzonin për interesa private, t
i kthenin nga publike në private.