Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
E nderuar të isha pjesë e forumin e diskutimit “Metamorfoza e Universiteteve Shqiptare” që organizoi sot Qëndresa Qytetare.
Me dy prezantime tejet profesionale nga Gevio Tabaku dhe Kolindo Vjerdha, si një skaner mbi gjendjen aktuale të Universiteteve me moderimin e Mirgen Qiraxhi, dhe një panel diskutimi me studentë ekselentë dhe pedagog, ku binte në sy refuzimi i ministrisë së arsimit për tu përfaqësuar.
Në thelb të diskutimit ishte shndërrim i universiteteve, nga tempull i dijes në agjensi emigrimi për jashtë vendit, duke hapur programe studimi në infermieri e mami. Po kaq problematike mbetet edhe situate e mbijeteësës në universitetet e rretheve ku në mënyrë dispropocionale me uljen e numrit të studentëve në 7% rritet numri i programeve të studimit në me 15%.
Ligji ndëshkues për studentët e mjekësisë po shndërrohet që në muajt e parë të zbatimit si ligji që na lë pa mjek.