Vizitë pune në Qendrën e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët | 16 dhjetor 2022

Drejtoria e QSPA-së, studiuesja Diana Kastrati prezantoi plot pasion aktivitetin e kësaj qendre me rëndësi mbarëkombëtare.

Studimet cilësore të botuara prej qendrës, veprimtaria e gjerë të qendrës në shërbim të ruajtjes së gjuhës arbëreshe, të objekteve kulturore dhe të gjthë trashëgimisë kulturore arbëreshe si dhe aktivitetet e shumta për forcimin e lidhjeve të deritanishme dhe zgjerimi i ndërlidhjeve me komunitetet arbëreshe në të gjitha trevat ku jetojnë ishin mbresëlënëse.