Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra.
Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë.
Edhe pse landfilli i Porto Romanos parashikohej të mbyllej, ku një tjetër aferë mori rrugë, asnjë masë reaguese nuk u mor nga Bashkia. Zgjidhja u gjet te transferimi në Tiranë, në territorin e inceneratorit të Bashkisë së kryeqytetit. Emirjana Sako për këtë mesa duket edhe u përzgjodh si kandidate për kryetare bashkie, pasi po i kryente porositë shumë mirë sa kohë ishte në detyrë në këtë funksion.
Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:
1- Si ka mundesi qe edhe pse parashikohej me vendim qe do mbyllej Porto Ramono, kryetarja e bashkise Durres Emirjana Sako nuk gjeti asgje zgjidhje se ku do shkonin mbetjet per nje vit e gjysem?
2- A u la me qellim që te shkaktohej katastrofe mjedisore ne Durres, qe te gjendej zgjidhja te “incenetarori” qe nuk ekziston i Tiranes?
3- Si ka mundesi qe kamionet edhe mbetjet e Durresit vinin perpara se te kishte nje marreveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet ne landfillin, incenerator fantazem te Sharres?
4- Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?
5-Kush i ka bere negociatat nga ana e bashkise Durres me Landfillin e Sharres, dhe kush ka qene nga pala tjeter? Si eshte arritur pagesa perfundimtare kur jane cuar mbetje me zero lek perpara kontrates duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bente bashkia?
Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie, deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milion eurove dhe përgjegjësve të vërtetë. Lefteri është në burg, por koka që qelbet ere vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë.
Me firmën e tij ndodhin të gjitha.