Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot i paraqita publikut, letrën zytare dërguar Presidentit të Republikës Z. Meta mbi arsyet që bëjnë të nevojshme mosdekretimin e koncensionit të Butrintit!
1- Ligji është antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972.
2- Ligji është formë koncensionare, e cili prodhon një model të administrimit privat me të drejta të plota mbi Butrintin.
3- Modelet e paraqitura nga ministria si referencë për menaxhimin e Butrinti nuk kanë asnjë të përbashkët me Ligjin. Ky është një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës.
4- Ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut, në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë. Kjo ndarje hap rrugë për ndërtime brenda dhe jashtë zonës A3.
5- Mungesa e dokumentacionit nga UNESCO dhe ICOMOS.
6- Ligji rrezikon historinë shqiptare dhe identitetin kombëtar shqiptar.